“Do të dëgjoni këto ditë...”, avokati shqiptar vjen me një paralajmërim të ri për Sali Berishën

Politika

“Do të dëgjoni këto ditë...”, avokati shqiptar vjen me një paralajmërim të ri për Sali Berishën

Nga: A.ZH Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 21:08
Sali Berisha, Spartak Ngjela; foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar vendimin e Departamentit të Thesarit Amerikan për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë, përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.

Millan Radojçiq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq - të gjithë serbë nga Kosova - janë vënë listën e sanksioneve të SHBA-së.

E Ngjela ka thënë se sanksionet amerikane ndaj bosëve të krimit në veri të Kosovës, janë fakt dhe jo paralajmërim.

“Ky nuk është paralajmërim. Ky është fakt”, ka thënë avokati Ngjela për gazetën “Bota sot”.

Avokati ka folur edhe për ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për të cilin ka thënë se është njëlloj sikurse serbët që u futën në “listën e zezë” të SHBA-së.

“Pse ju mendoni se Berisha & co. nuk janë të Beogradit njëlloj si emrat që përmendet?”, ka thënë më tej Spartak Ngjela.

Ai ka paralajmëruar ndodhi të reja ditëve të ardhshme.

“Do të dëgjoni këto ditë...”, ka shtuar Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Ndryshe, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili ishte për vizitë dje në Shqipëri ka folur për herë të parë publikisht për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

Ai tha se ky nuk është vendim politik, por është vendim institucional.

Lexo edhe: Zyrtari i lartë amerikan plas “bombën”, nxjerr informacione të reja për Sali Berishën

“Nuk është vendim politik, është vendim institucional. Nëse sheh shpalljet në veri të Kosovës, u deshën vite të hetoheshin. Po! Hetimet kanë nisur që në kohën e administratës së Trumpit. Ku janë hetuesit vendas? Ne kemi rregullat tona. Nëse doni ta dini hetoni, bëni ndjekje penale. Ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Nuk e kisha pyetje retorike këtë”, ka deklaruar Escobar./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat