Pretendimet e Serbisë për marrjen e Kosovës vazhdojnë edhe sot.
Viteve të fundit, është diskutuar çështja e shkëmbimeve të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka bërë akuza ndaj ish presidenti Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës.
Ai ka thënë se Thaçi ka bërë plane për shkëputjen e Veriut për të cilën ishte e interesuar Serbia.
“Thaçi për tri vite me radhë bëri pazare me Serbinë pa fije turpi duke bërë plane, harta dhe skica për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për shkëputjen e Veriut për të cilën ishte e interesuar Serbia”, ka theksuar ai.
Gjithashtu, ai ka treguzar se kush i ndaloi Thaçin dhe Vuçiqin për çështjen e shkëmbimit të territorëve.
“Më siguri se do të realizohej ky planë po të mos ndalej nga mikja e madhe e Kosovës, ish kancelarja, Angela Merkel e cila në samitin e Berlinit i tha Thaçit dhe Vuçiqit se nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim të territoreve, por nuk ka as korrigjim të kufijve”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.