Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në një takim të mbajtur në Brkusel i Këshillit të Stabilizim Asociimit.
Por ajo që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, ishte paraqitja e Kosovës me fustonë.
Opozita këtu ka kritikuar kryeministrin Kurti për një gjë të tillë, i cili më herët kishte kundërshtuar zëshëm fustonën.
Lidhur me këtë analisti politik, Faton Mehmeti në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se opozita vetëm sa po shpalos marrëzitë e veta që i ka bërë, sepse sipas tij, fusnota është vepër e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
“Duke kritikuar Kurtin për gjërat që vet i kanë bërë, opozita vetëm sa po shpalos marrëzirat e veta. Fusnota është vepër e Isës dhe Hashimit, pinjollët e të cilëve janë në politikë. Në vend se të heshtin nga veprimet e etërve të tyre, pinjollët sa po shpërfaqin dështimet, gabimet e të kalurës që mbajnë vulën e tyre.Fusnota mund të hiqet në Bruksel, në një marrëveshje përfundimtare”, thotë ai.
Në fund deklaron se heqja e fusnotës është e zorshme sidomos në një afat të shkurtër, e poashtu Serbia do të kërkojë asociacioni në këmbim të saj.
“E shoh të zorshme heqjen e saj në një afat të shkurtër, Serbia ka insituar në këtë pasi për ta hequr do të kerkoj asociacion në këmbim, diçka që është edhe më e rrezikshme. Fusnota zor të hiqet, zor edhe të mbahet”, përfundon ai.