"Problemi i përplasjes së sindikatave me qeverinë është se, ata janë njerëz të afërt me PDK-në"

Politika

"Problemi i përplasjes së sindikatave me qeverinë është se, ata janë njerëz të afërt me PDK-në"

Nga: H.O. Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti thotë për ‘Bota sot’ se, problemi i përplasjes së sindikatave me qeverinë është se, ata janë njerëz të afërt me PDK-në.

“Krerët aktual të sindikatave janë njerëz të afërt të PDK-së, kjo gjë dëshmohet shumë qartë kur në fushata zgjedhore nënshkruanin marrëveshje me KadriVeselin, kjo gjëkërkund në botë nuk ndodh me këto veprime ata i bënin favor PDK-së duke e paraqitur si të vetmen që iu mundëson rritjen e pagave, për këtë gjëështë inatosur Kurti”, thekson Mehmeti.

Tutje, ai thotë se, pavarësisht kësaj, Kurti duhet të jetë shumë i vëmendshëm në reagimet e tij.

“Janë këto sindikta që mund të bllokojnë shtetin brenda 24 orëve, këtë gjë duhet ta dijë Albini shumë mirë. Në parim, edhe unë pajtohem se duhet të ketë ndryshime edhe në sindikata, një gjë të tillë nuk duhet ta thotë njëkryeministër, pavarësisht dëshirës. Njëkryeministër zgjidhet për të bashkëpunuar me të gjithë, edhe me ata që nuk i ka në qejf, s’mund t'i zgjedh të gjithë njerëzit që i pëlqejnë Albinit. Nëparim, Albini ka të drejtë për ndryshim, por të ketëkujdes, sindikatat mund të rrëzojnëҫdo qeveri”, vlerëson analisti Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat