Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin e ka mohuar Masakrën e Reçakut, cilën e ka quajtur gënjeshtër.
“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë dhe as të zgjuar për t'i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e këtij brezi është t'i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrës dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë Vulin.
Për këtë ka pasur reagim të shumta madje edhe nga vet BE dhe SHBA.
Këtë deklaratë e ka komentuar për gazetën “Bota sot” juristi Muhamet Kelmendi. Ai ka thënë se e të gjithë udhëheqja e tashme e Serbisë vjen nga koha e kriminelit Millosheviç dhe për këtë arsye ata nuk e pranojnë dhunën dhe krimet, spastrimet e përdhunimet, dëmet e vrasjet gjenocidiale të bëra, madje as krimet monstruoze në Reçak nuk i njohin, duke shtuar se vetëm kështu veprojnë kriminelët.
“Nuk priten qëndrime pozitive dhe reale objektive nga një Qeveri serbe që është në vazhdim të qëndrimeve për Kosovën serbe. E tërë udhëheqja e tashme e shtetit serb vjen nga koha e kriminelit Millosheviç. Të gjithë i kanë shërbyer asaj politike. Disa në udhëheqje të lartë, si Vuçiq e Daçiq, që ishin ministra në qeverinë e Millosheviçit. Si të tillë ata qëndrojnë dhe po e vazhdojnë të njëjtën politikë. Nuk e pranojnë dhunën dhe krimet, spastrimet e përdhunimet, dëmet e vrasjet gjenocidiale të bëra. As krimet monstruoze në Reçak nuk i njohin. Tërë dhunën gjenocidiale e injorojnë. Kështu veprojnë çdo herë kriminelët”, ka thënë ai.
Ai shton se në gjithë këtë mes hynë edhe dështimi i faktorit ndërkombëtar, që sipas tij Serbia ka shtete mike të cilat përkrahin një gjë të tillë. “Këtu është edhe dështimi i faktorit ndërkombëtar kundruall shtetit kriminal serb. Zakonisht shtetet e tilla shkatërrimtare dhe gjenocidiale e humbin pavarësinë dhe veten në mbikëqyrje të faktorit ndërkombëtar për një periudhe kohore, në mënyrë që vendi të stabilizohet dhe të ndahet nga politika gjenocidiale. Kjo nuk ndodhi me shtetin serb, sepse kishte dhe ka miq të qëndrueshëm, si Rusia dhe Kina. Gjithashtu edhe në UE ka përkrahës. Këtu duhet theksuar z. Borell dhe z. Lajçak. Ka edhe shtete pro-serbe në UE. 5 shtete ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës”, shpjegon tutje ai.
Në fund, ai përmend asociacionin për të cilin Serbia po lufton që ta formojë, e që Kosova nuk duhet ta lejojë kurrsesi, e po ashtu edhe preciprcitetin për të cilin thotë se është mënyra më e mirë e marrëdhënieve bilaterale me shtetin serb.
“Kurrsesi nuk duhet formuar as Asociacionin. Kjo tërë kohën derisa shteti serb nuk e njeh shtetin e Kosovës. Reciprociteti dihet te jetë bazë e marrëdhënieve bilaterale me shtetin serb. Ky është parim i njohur ndërkombëtar dhe këtu nuk duhet dëgjuar as z. Borrell dhe as z. Lajçak. Raportet ndërtohen vetëm mbi këtë parim. Natyrisht se Kosova duhet të veproj. Kërkohet me fakte të paditet shteti serb për gjenocid. Nuk duhet të vonohet padia. Por as edhe të ngutet dhe të këtë zbrazëtira faktike nga mund të dëmtohet procedura. Fakte dhe dëshmi ka mjaft. Ato prova e dëshmi duhet grumbulluar dhe shpejt të ngritet padia për gjenocid, si formë më e mirë e luftës kundër Beogradit”, përfundon jursiti.