Nga Serbia- regjimi i Millosheviçit, janë nxjerrur ligje dhe akte të shumta juridike dhe administrative në dëm të shqiptarëve, qoftë në kuptimin e segregacionit, dhe të tjera.
Një vendim i paligjshëm është nxjerrë edhe nga Universiteti i Prishtinës, i cili ia kanë mundësuar Kishës Ortodokse Serbe ndërtimin e një objekti kishtar, në oborrin e tij, që mbet i papërfunduar para luftës.
Kisha Ortodokse Serbe ka qenë mbështetësja kryesore e krmeve serbe ndaj shqiptarëve në më shumë se dy shekuj. Ajo mban përgjegjësinë për motivimin e të gjitha krimeve ndaj shqiptarëve, përfshirë masakrat deri në gjenocid, shpopullimin e shqiptarëve në territoret që sot i mban Serbia dhe në asmilimin e drejtëpërdrejt të shqiptarëve ortodoks në serb.
Gjykatës që favorizojnë aktet millosheviqiane
Edhe vetë objekti i ndërtuar për qëllime kishtare në oborrin e UP-së, është përdorur për krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës. Si i tille i ndërtuar edhe nga simboli i dhunës ndaj shqiptarëve Millosheviçi, është e papranueshme lejimi i kësaj paligjshmërie.

Kjo çështje për herë të dytë është dërguar në gjykatë, pasi njëherë e ka dështuar qëllimisht dikush nga udhëheqësit e UP-së, duke i bërë një favor kishës serbe.
Por, kësaj here gjërat shpresohet të jenë ndryshe, dhe të mos ketë një trup gjyqësore që favorizon regjimin e Millosheviqit.
Një seancë për kontestin pronësor në mes të Universitetit të Prishtinës dhe kishës ortodokse “Sveti Sava”, ditë më parë dështoi të mbahet.
Burime të gazetës “Bota sot” janë ankuar se UP-ja sërish ka zgjedhur një avokat jo të duhur për ta mbrojtur pronën e UP-së në raport me Kishën Ortodokse Serbe në nivel, çështjen që nuk duhet lejuar të dështojë.
Po ashtu sipas një shkrimi të kryeredaktorit të “Bota sot” Idriz Morina ekziston një mundësi ligjore, edhe nëse sërish gjykata vendos në favor të kishës serbe. Sipas tij Kuvendi mund të nxjerrë një ligj të veçantë që shpallë edhe vendimet dhe çdo akt tjetër diskriminues ndaj shqptarëve që është nxjerrë nga regjimi okupues serb, siç ka bërë një rregullore e UNMIK-ut, duke shpallur të pavlefshme ligjet diskriminuese të kohës së Millosheviçit, të nxjerra pas vitit 1989.
Lidhur me këtë se a duhet Kosova që ta nxjerrë një ligj të veçantë që t'i shpallë të paligjshme, jo vetëm ligjet diskriminuese, por edhe vendimet dhe aktet tjera diskriminuese nga institucione jo legjitime, për “Bota sot”, kanë folur disa njohës të çështjeve juridike.
“Të shpallen nul të gjitha ligjet”
Juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duhet të kërkohet nga Kuvendi që t’i shpallë nul të gjitha normat juridike të asaj kohe, sepse populli i Kosovës gjithmonë ishte i pushtuar nga serbët, madje nuk ka periudhë kohore që populli shqiptar nuk është viktimizuar nga regjimet e Beogradit.
“Kuvendi kërkohet me vendim t’i shpallë nul tërë normat juridike e ekonomike të kohës para çlirimit. Populli i Kosovës ka qenë i pushtuar nga okupatori serbomadh dhe ai jugosllav. Kundër këtij pushtimi ka luftuar pa u ndalur nga viti 1878, 1912 e deri në qershor të vitit 1999, kur u larguan me dhunë nga Kosova. Nuk ka periudhë kohore që nuk është ndeshur populli shqiptar me këtë okupator gjakatar. Gjatë okupimit të viseve shqiptare okupatori serbo-jugosllav ka nxjerrë ligje të ndryshme dhe ka bërë kolonizimin e Kosovës me kolonët serbë dhe malazezë”, thotë ai.
Muhamet Kelmendi
Tutje u shpreh se në këtë mënyrë gjatë historisë u dëbuan qindra-mijëra shqiptarë jashtë vendit, eu ndërtuan kisha, u bë konfisikimi i pasurive të shqiptarëve dhe iu dhanë manastireve serbe, andaj edhe është e drejtë që Kosova t’i shpall nul të gjitha ligjet diskriminuese, edhe të asaj kohe madje.
“Me këto mënyra u krijuan qendrat e ndryshme të banimit në Kosovë. U kolonizuan tokat dhe rajonet më pjellore. U dëbuan me qindra e me mijëra shqiptarë jashtë vendit, në Turqi etj. Edhe në kohën e fundit u nxorën ligje, vendime dhe u morën masa kolonizuese. U ndërtuan shumë kisha dhe iu konfiskua pasuria shtetërore dhe ajo publike. Ato iu dhanë manastireve dhe kolonëve serbë në Kosovë. Është plotësisht me vend (propozimi i Morinës) që shteti i Kosovës t’i shpalli nul tëra vendimet dhe ligjet para vitit 1999, qeshorit të këtij viti”, shtoi Kelmendi.
“Çështja nuk zgjidhet me vazhdimin e pilitikës së okupatorit, që UNMIK-u e vazhdoi dhe edhe tani e bënë të njëjtën politikë në Kosovë. Republika i ka organet e shtetit. Është Kuvendi i Kosovës i dalur nga votat dhe ai kërkohet t’i shpalli nul tëra ato masa okupuese dhe të ndërtojë një shtet të së drejtës. Nuk duhet vazhduar me ligje të Serbisë dhe të ish- Jugosllavisë. Kosova është shtet dhe kërkohet ta ndërtojë atë juridiko-politikisht. Masat janë obligative”, ka përfunduar Muhamet Klemendi.
“Kosova mund të nxjerr ligje”
Juristi Blerim Burjani, ka delaruar se Kosova mund të nxjerr disa ligje, edhe pse shfuqizimi i i ligjeve ka ndodhur ndonjëherë.
Blerim Burjani
Por, sipas tij, në rastet ku flitet për monumentet kulturore, është e vështirë të rregullohen çështjet.
“Ligj diskriminues në fuqi nuk ka, shfuqizimi i vendimeve ka ndodhë kahere, disa tema kanë mbetur pa u rregulluar me ndryshime të reja. Kosova mund të nxjerr ligje nëse ka vakuum për disa tema. Mos të harrojmë ka disa gjëra të shumta që janë rregulluar me Kushtetutë dhe ligje, askush Kuvendin nuk e ndalë as Qeverinë për të nxjerrë rregulla dhe ligje të reja. Është e vështirë disa çështje të rregullohen ku flitet për monumentet kulturore, reaksioni më i madh, po vjen nga bashkësia ndërkombëtare”, potencoi ai.