Ditë më parë, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka futur në listën e zezë disa serbë, shumica e tyre, pjesë e strukturave kriminale në veri, të cilat njëkohësisht janë baza e rrjetit ndërkombëtarë të krimit.
Në dokumentet amerikane ky grupim është quajtur: “Krimi i organizuar ndërkombëtar me bazë në Kosovën Veriore”. Sipas këtyre dokumenteve Zvonko Veselenoviqi është shefi i këtij grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar. Po ashtu ai cilësohet si “një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës”.
Grupi ka lidhje të forta kriminale me “zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe”, ‘të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë vëllain e tij Zharko Veselinoviç, dhe anëtarët e tjerë të OCG, Milan Rajko Radojçiq (Radojçiq), Zeljko Bojiç (Bojiç), Marko Rosiç (Rosiç), Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljeviç, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.
Ky grupim është vlerësuar se ka fuqinë e mjaftueshmë për destabilizimin e demokracive në Ballkan, duke nënkuptuar Kosovën dhe Serbinë.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” ka vlerësuar Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.
“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në detyrë që kanë besimin e publikut.”
Kjo ishte një goditje e rëndë për politikanët serbë që veprojnë në Kosovë, ku kësisoj iu ‘zbuluan’ planet dhe krimet e tyre.
Të lartpërmendurit njiheshin edhe për afërsi me disa nga politikanët shqiptarë, madje edhe takoheshin me ata, siç ka ndodhur me Ramush Haradinajn dhe Millan Radojçiqin.
Kështu, në këtë rast po kërkohet nga institucionet e Kosovës që të veprojnë dhe t’i arrestojnë personat e futur në listë të zezë.
Tërnava: Lista e zezë e kriminelëve që është në formim e sipër
Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se lista e zezë e kriminelëve që është përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për qëllim pastrimin e rajonit të Ballkanit nga krimet.
Hajrullah Tërnava
Ai gjatë një prononcimi për “Bota sot” vlerësoi se ky aksion i ndërmarrë nga shteti amerikan do të jetë shumë i suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar.
“Lista e zezë e kriminelëve që është në formim e sipër dhe që shpejt do të njoftohet opinioni në detaje për ta, është ide e SHBA-së, dhe e ka një qëllim që njëherë e mirë të spastrohet ky territor nga krimet që i kanë kapluar këto shtete të Ballkanit, sepse tani në këtë gjendje të tillë çfarë gjenden këto shtete. Meqë këtë rol tani po e merr mbi vete Amerika, vlerësimet janë se ky aksion do të jetë shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm, sepse luftimi i krimit të organizuar do të jetë i suksesshëm në të gjitha këto shtete ballkanike”, deklaroi Tërnava.
Po ashtu, eksperti i sigurisë u shpreh se pasi që shtetet e Ballkanit të pastrohen nga krimi dhe korrupsioni, atyre do t’iu hapen ‘dyert’ dhe kufijtë e Bashkimit Evropian.
Dhe krahas kësaj, ai tha se do të spastrohet edhe veriu i vendit, ku më nuk do të ketë pengesa dhe Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës.
“Pasi të ndodhë spastrimi i këtyre shteteve atëherë do të hapen edhe kufijtë e BE-së për të gjitha këto shtete, dhe tani do të sqarohen edhe arsyet e këtij luftimi të krimit të pamëshirshëm, por për të mirën e të gjithë popujve që tani kanë mbetur të getoizuar në kufijtë e tyre duke përfshirë: Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Nëse arrihet ky qëllim i spastrimeve të të gjitha shteteve nga kriminelët që kanë lëshuar shumë gjatë rrënjë të krimit në shtetet e tyre dhe në të tjera shtete si krimi i organizuar, atëherë pjesa e veriut edhe ashtu do të spastrohet vetvetiu dhe më nuk do të jenë këto pengesa të krijuara si deri më tani dhe shumë shpejt do të arrijnë edhe njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe këtyre shteteve ballkanike në fjalë do t’iu hapen rrugët që i kishin deri më tani të mbyllura dhe me plotë pengesa”, theksoi ai.
A do të ketë ‘hyrje’ të reja në listën e zezë amerikane!?
Ndër të tjera, Tërnava paralajmëroi edhe ‘hyrje’ të reja në këtë listë të zezë, ku nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së disa politikanëve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Kësaj liste të zezë pritet t’iu bashkëngjiten edhe politikanë destruktiv dhe të korruptuar nga këto shtete që i përmenda, e që deri më tani janë si shkaktarët të këtij getoizimi të shteteve të tyre. Në rastin e spastrimeve të kriminelëve që gjenden në listat e zeza, atëherë nuk do të ketë më pengesa sikur që ishin deri më tani dhe shteteve do t’iu kthehet ligjshmëria dhe demokracia në përgjithësi, dhe me hapa të sigurtë do të vazhdohet rrugëtimi drejt aspiratave të shteteve për një zhvillim më të sigurtë dhe më të pasur ku do të punohet për hapje të vendeve të reja të punës dhe shpejt do të investohet në këto shtete, që ato të arrijnë në nivele të shteteve të BE-së, dhe me këtë tani çdokujt do i kthehet dëshira e të jetuarit në shtetin e vet, sikur edhe neve që popullata jonë gjendet me shumë dekada në shtete të ndryshme si të BE-së, gjithashtu edhe në shtetet tjera si SHBA e gjetiu, e që të gjithë e kanë dashurinë e tyre që të jetojmë në Kosovën tonë të pavarur si pjesë e BE-së”, nënvizoi ish-zv.ministri.
Krejt në fund, Tërnava tha se nëse arrin Amerika që ta zhduk krimin dhe korrupsionin, atëherë do të zhdukej nacionalizmi dhe shtetet e Ballkanit do t’i kuptonin gabimet e tyre shekullore.
Mehmeti: Kosova duhet që të arrestojë kriminelët e mbështetur nga Vuçiqi
Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” kërkoi që çdo individ që hyn në listë të zezë të përjashtohet nga politika dhe institucionet e vendit.
Faton Mehmeti
“E rrugës është që çdo shtetas i Republikës së Kosovës që futet në listë të zezë mos të ketë të drejtë të jetë pjesë e politikës, të tillët aq më pak të futen në institucione dhe të mund të marrin tenderë nga qeveria e vendit tonë”, deklaroi ai.
Krahas kësaj, ai kërkoi që të marrë fund një politikë e tillë dhe të gjithë kriminelët e mbështetur nga Vuçiqi të arrestohen.
“Realisht, Kosova ka bërë zv.kryeministra, persona që janë në listën e zezë të ShBA-së, kjo politikë duhet të marrë fund. Edhe në Veri, Kosova duhet që të arrestojë kriminelët e mbështetur nga Vuçiqi e të cilët janë në listën e zezë të ShBA-së. Kështu që, Kosova nuk guxon të jetë e përjashtuar nga e drejta për të ushtruar sovranitetin e saj në tërë territorin dhe në këdo që është lidhur me krimin të jetë në burg”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.