Më 9 dhe 10 dhjetor është mbajtur Samiti për Demokracinë i organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë mbi 100 liderë botëror, zyrtarë të shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Pjesëmarrëse në këtë Samit ishte edhe Kosova.
Samiti është mbajtur online për shkak të pandemisë, ndërkaq në fokus ishte lufta kundër korrupsionit në nivelin global, mbrojtja ndaj aktiviteteve autoritare dhe promovimi i të drejtave të njeriut.
Në këtë samit, presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim, ndërsa në ditën e parë të samitit fjalim ka mbajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të japin 424.4 milionë dollarë për Iniciativën Presidenciale, duke punuar me Kongresin dhe në varësi të disponueshmërisë së fondeve. Këto përpjekje do të përqendrohen në pesë fusha të punës”, tha Biden në këtë Samit.
Gjithashtu në këtë Samit, SHBA-të shprehën gatishmërinë për të shpalosur planin e tyre për të luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.
Më 9 dhe 10 dhjetor është mbajtur Samiti për Demokracinë i organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë mbi 100 liderë botëror, zyrtarë të shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Pjesëmarrëse në këtë Samit ishte edhe Kosova.
Samiti është mbajtur online për shkak të pandemisë, ndërkaq në fokus ishte lufta kundër korrupsionit në nivelin global, mbrojtja ndaj aktiviteteve autoritare dhe promovimi i të drejtave të njeriut.
Në këtë samit, presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim, ndërsa në ditën e parë të samitit fjalim ka mbajtur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të japin 424.4 milionë dollarë për Iniciativën Presidenciale, duke punuar me Kongresin dhe në varësi të disponueshmërisë së fondeve. Këto përpjekje do të përqendrohen në pesë fusha të punës”, tha Biden në këtë Samit.
Gjithashtu në këtë Samit, SHBA-të shprehën gatishmërinë për të shpalosur planin e tyre për të luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.
Këtë mbështetje e ofruan edhe për Kosovën.
Ndërkaq, në ditën e parë të Samitit për Demokracinë fjalim ka mbajtur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo më tej ka thënë se Kosova do të forcojë sundimin e ligjit përmes zbatimit të plotë të Strategjisë Kombëtare për Sundim të Ligjit, dhe një procesi të vetingut, i cili do t`i rrënjosë integritetin, paanshmërinë dhe profesionalizmin në zemër të sistemit tonë të drejtësisë.
“Ne zotohemi për miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të avancuar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, vendosjen e ndalimit të udhëtimit për individët e huaj të përfshirë në abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, ndalimin e financimit të qeverive të huaja për partitë politike dhe ndalimin e institucioneve publike që të përdorin teknologji të vëzhgimit nga prodhues jo të besueshëm”, tha ajo.
Pula: Veprimin e bërë nga ShBA-ja, veҁ dëshmon besimn mbi partneritetin mes dy vendeve tona
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, i cili u shpreh se ndihma që ka ofruar SHBA-të për Kosovën dëshmon që vendi po çlirohet nga e keqja e mbjellur për një kohë të gjatë.
“Një nga vështirësitë që Kosova ka pas, ka qenë aftësia për ndalimin dhe luftimin e krimit ekonomik apo korrupsionit, kjo, e deklaruar dhe e raportuar edhe nga Komisioni Europian në raportet vjetore të tyre, por edhe raporte të tjera ndërkombëtare. Andaj, është hap i jashtëzakonshëm, që vendi ynë por edhe më gjerë të filloj të ҁlirohet nga e keqja e mbjellur prej një kohe të gjatë. Veprimin e bërë nga ShBA-ja, veҁ dëshmon besimn mbi partneritetin mes dy vendeve tona, dëshmon domosdoshmërinë për përparim dhe pas të gjithave nevoja për zhvillim ekonomik. Një gjendje anemike nga krimi ekonomik nuk ka krijuar kurrfarë partneriteti ekonomik me askë dhe i ka mbajtur larg nga vendi ynë, gjithë investimet e jashtme potenciale, që do të ndihmonin përmirësimin e mirëqenies së qytetarit në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.
Pula më tej thotë se ka ardhur koha që si institucione dhe shoqëri t’i kundërvihen hajnisë në nivelet e larta vendim-marrëse dhe se duhet të vazhdojnë të mbajnë partneritetin me aleatët sidomos me SHBA-të.
“Ndihma e ShBA-së si aleati më i besueshëm i Kosovës jo vetëm se ishte i mirëseardhur, por duket të jetë edhe i domosdoshëm ngaqë institucionet vendore të sigurisë dhe drejtësisë sikur çalonin në këtë drejtim, e kjo, si rrjedhojë e lidhjeve të krimit ekonomik me politikën, e më pastaj ndikimi i politikës mbi institucionet e caktuara. Ka ardhur koha që si institucione dhe shoqëri t’i kundërvihemi hajnisë në nivelet e larta vendim-marrëse. Duke e kujtuar historinë tonë të shtet-ndërtimit, duhet të udhëtojmë në partneritet me aleatët tanë e veҁanërisht me ShBA-të, për ta ҁ’rrënjosur krimin e jakës së bardhë, dhe drejt rrugës së forcimit të institucioneve”, thotë njohësi i çështjeve ndërkombëtare.
Në bisedë e sipër Pula thekson se korrupsioni ka ngulfatur vendin tonë dhe se jemi kështu siç jemi për shkak kemi mbjellur atë jemi duke e korr.
“Ka mbi 20 vite që nga përfundimi i luftës, ka mbi 10 vite që nga shpallja e mëvetësisë së Kosovës, dhe dëmet, të cilat i janë bërë Kosovës nuk ka se si të maten nga politikan të rastësishëm. Korrupsioni nuk ka qenë vetëm ekonomik apo dhënie-marrje por edhe politik, kjo ka ngulfatë prosperimin tonë. Neve, në politikbërje ekstremisht shumë kemi treguar se sa të ‘rëndësishëm’ jemi dhe jo sa të dobishëm. Prandaj, ҁfarë kemi mbjell atë jemi t’u e korr”, tha Shqiprim Pula për “Bota sot”.
Ahmeti: Ndihma e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, e qëlluar dhe e duhur për Kosovën
Analisti politik Hidajet Ahmeti
Ndërsa analisti politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht të luftoj krimin dhe korrupsionin e tashmë me ndihmën e SHBA-ve kjo mund të jetë një sfidë në vete.
“Qeveria e Kosovës e ka marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë gjë po e përligjin edhe organizata ndërkombëtare kredibile, pasi disa efekte në këtë sfidë shihen çdo ditë. Bashkërendimi institucional do të ketë efekt në këtë luftë, por nuk ka dyshim që edhe SHBA-të do ta ndihmojnë Kosovën në këtë luftë jo të lehtë”, potencon analisti.
Ai në fund thotë se duhet përkushtim profesional dhe maksimal të luftohen për të pastruar krimin që kanë dëmtuar vendin për 20 vite.
“Instalimi i krimit dhe korrupsionit ka ndodhë në mënyrë sistematike dhe të orkestruar për 20 vjet qeverisje dhe tash duhet punë, përkushtim maksimal, profesionalizëm e seriozitet qeveritar për të pastruar institucionet nga krimi dhe korrupsioni apo për të shpartalluar kriminelët, të cilët kanë dëmtuar oazat e tyre në bashkëpunim me politikanët e fuqishëm”, përfundon Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.