Ishte viti 2018 kur Kosova u bë me ushtrinë e saj. Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emrin.
Përderisa në Prishtinë, 14 dhjetori cilësohej si ditë historike, në Beograd kishte shqetësime.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kishte deklaruar që për të është “një ditë e rëndë”, porse Serbia do ta vazhdojë rrugën e paqes.
Deklaratën e tillë Brnabiq e ka bërë duke e komentuar vendimin e autoriteteve të Prishtinës për transformimin në Ushtri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vendim ky i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës.
“Për mua kjo është ditë e rëndë. Nuk është ditë që i kontribuon bashkëpunimit në rajon”, kishte thënë Bërnabiq për mediat serbe.
Qeveria Amerikane nëpërmjet ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.

Kosnett, po ashtu, pat thënë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të sigurisë që ka.
“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë dhe marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka thënë Kosnett.
Kujtojmë që dje, më 13 dhjetor, FSK-ja është bërë me gjenerallejtënantin e ri Bashkim Jasharin, i cili është komandat i FSK-së. Kurse komandante supreme është presidentja Vjosa Osmani.
Bajqinovci: Ushtria e Kosovës në tre vjetorin e saj është duke u profesionalizuar
Deputeti nga radhët e LVV-së dhe njëherazi anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinvoci
Deputeti nga radhët e LVV-së dhe njëherazi anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinvoci në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Ushtrisë së Kosovës çdo ditë po i shtohen djem dhe vajza, por edhe armatim modern.
“Ushtrisë së Kosovës çdo vit i shtohen vajza dhe djem të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për mbrojtjen e shtetit. Ushtria e Kosovës përveç personelit që po i shtohet është edhe duke u modernizuar me armatim modern”, u shpreh deputeti.
Bajqinovci thotë se në këtë vit qeveria Kurti 2 ka shtuar buxhetin për FSK-në, ky buxhet është më i madhi që ndonjëherë është ndarë.
“Sidomos këtë vitin e fundit qeveria Kurti 2 ka shtuar buxhetin për 40 milionë më shumë se sa e kishte. Është buxheti më i madh i ndarë ndonjëherë”, tha deputeti Bajqinovci për “Bota sot”.
Shahu: Ushtria e Kosovës mbetët një nga sukseset e vendit
Rexhep Shahu komentues i zhvillimeve politike
Rexhep Shahu komentues i zhvillimeve politike, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që një nga sukseset e Kosovës që nga pas lufta është ushtria e vendit tonë.
“Ushtria e Kosovës është një nga sukseset e arritjet më të mëdha të Kosovës pas luftës. Është krenaria shqiptare, është forca elite e shqiptarëve, është plotësim i ëndrrave të shqiptarëve që të kenë ushtrinë e tyre, si dhe shtetin e tyre. Shqiptarët dinë të bëjnë ushtrinë, dinë të jenë ushtarë të denjë të Kosovës”, thotë analisti.
Ai në fund uron që kjo ushtri të mos bie asnjëherë pre e partive politike dhe të ketë gjithmonë ushtarë të drejtë.
“Shpresoj që ushtria të mos bjerë kurrë në diktate politike sipas radhës, shpresoj të mos munden kurrë politikanët ta bëjnë bahçe të tyre ushtrinë e Kosovës. Gjithkush ndjehet krenar me ushtrinë e Kosovës. Nuk shkojnë me shqiptarët ushtarë në ushtritë e huaja të Jugosllavisë a shteteve përbërëse të saj por bëjnë ushtrinë e tyre”, përfundoi Rexhep Shahu për “Bota sot”.
Armend Halimi, ekspert i sigurisë, thotë se brenda mandatit të saj ligjor, Ushtria e Republikës së Kosovës është duke përparuar sado që ka një histori të re, është duke u zhvilluar me standarde të ushtrive përparimtare dhe bashkëkohore.
“Andaj, përkundër aspektit teknik që është e kufizuar në zhvillim sipas periudhës tranzitore, në aspektin e burimeve njerëzore është në hap me vendet e NATO-s, çka edhe i është besuar edhe misioni ndërkombëtar krah aleatëve. Mirëpo, deri në përfundim të periudhës së paraparë, çka edhe kanë mbet pak vite, Ushtria e Kosovës duhet të jetë e kompletuar për të qenë e aftë në posedim të të gjitha armëve dhe municioneve të lejuara në përdorim si ushtri”, thotë Halimi.