Krasniqi: Përfshirja në dialog e ShBA-ve është çelësi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Politika

Krasniqi: Përfshirja në dialog e ShBA-ve është çelësi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga: A.Z Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi është shprehur për “Balkan Talks” se Bashkimi Evropian është i paaftë të menaxhojë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij është i domosdoshëm angazhimi direkt i SHBA-së dhe i kancelarëve kryesorë evropiane siç janë Berlini, Parisi dhe Londra.

Selimi thotë se SHBA ka ndryshuar qasje për dialogun pasi e sheh këtë proces si zhvillim gjeopolitik dhe kjo i dëshmohet tha ai nga sansionet e fundit për grupet në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë e ka komentuar analisti Islam Krasniqi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se Selimi ka të drejtë, duke e pasur parasysh që pas kaq shumë pritjeve ende nuk ka sjellë rezultat dialogu.

Ai shtoi se Serbia nuk e merr seriozisht BE-në, gjë që u vrejt edhe në takimin e shtatorit, andaj ky takim ishte ai takim i cili i bindi të gjithë se çelësi për një marrëveshje është përfshirja e SHBA-ve.

Image
Islam Krasniqi

“Është e vërtet ajo që thotë z. Selimi, sepse që me shumë së 10 vite ka filluar dialogu e që s'ka sjellë asnjë rezultat pavarësisht pritjeve të mëdha. Serbia nuk e merrë seriozisht BE-në, sepse me dinakërinë e asaj ajo vetëm e ka shfrytëzuar BE-në duke përfituar në proceset integruese. Ne e pamë takimin e shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ku ndërmjetësimin i tyre ishte më ndryshe, i cili kishte cilësinë e një lloj urdhri për të dy vendet, e që ai takim tregoi dhe i bindi të gjithë se përfshirja në dialog e SHBA-ve është çelësi i marrëveshjes në mesë të dyja vendeve. ShBA-të janë të nevojshme të përfshihen direkt në dialog për t'i dhënë një epilog dialogut dhe për të përmbyllur një kapitull shekullorë”, ka përfunduar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat