Situata e krijuar në skenën politike shqiptare, po shihet si shpresë për Shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore. Pasi që shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë nuk janë të kënaqur me punën e kryeministrit të Shqipërisë.
Edi Rama vazhdimisht ka folur për mbështetjen e iniciativës “Ballkani i Hapur”, pjesë e cilës është edhe Serbia.
Profesori nga Kosova Lindore Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Ai ka thënë se Rama e ka e dëmtuar rëndë interesin shqiptarë, dhe se ai është bërë një argat Vuqiçit.
“Kur ka zhvillime të hovshme sepse Parlamenti i Republikës Serbska zyrtarizohet planin për ndarjen e Bosnjës, e ne shqiptarët sikur bëjmë “sehir” dhe pranojmë planin rus të zbatuar nga Serbia-të quajtur ,,Ballkani i Hapur’’. Nuk jemi as për ri-kthim të Sali Berishës në pushtet e as për vazhdim të Lulzim Bashës si Kryetar i PDSH-ës , por jemi edhe kundër Edi Ramës, si Kryeministër i Shqipërisë-pasi ky i fundit e ka lënduar e dëmtuar rëndë interesin shqiptarë është bërë një argat i Presidenti të Serbisë Aleksander Vuqiçit-kështu duke mohuar jo vetëm shqiptarët në: Greqi, Maqedoni të Veriut, Malit të Zi, Serbi-por edhe shtetësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka treguar se pse e sheh si shpresë mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të PDSH-së në Shqipëri.
“Më 11 dhjetor 2021, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të PDSH-së, është një shpresë për ndërrimin e diskursit në Shqipëri, dhe në hapësirën e Krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën Serbi, që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Forcimi i subjekteve tjera politike me lidership të ri, duke përfshirë edhe forcimi i PDSH-së, në Shqipëri, është e shëndetshme për një demokraci më të lartë, duke i shtuar edhe elementit e platformës dhe interesin e përbashkët Kombëtar, do të prodhojnë efekte që ,,Ballkani i Hapur", do të vdesë. Dhe kjo do ketë efekte edhe për Shqiptarët në Krahinën shqiptare dhe shqiptarët gjithandej hapësirave tona etnike dhe në diasporë”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, ai është shprehur se do të duhej të ndryshondiskursi i mbajtur për këto dy dekada të fundit nga Shqipëria Amë
“Është më se e domosdoshme për ndërrim të diskursit nga Shqipëria, që ka mbajtur sa është në pushte Edi Rama, në raport me shqiptarët në hapësira tjera, do të duhej të reflektojnë edhe në këtë Krahinë, ku do të duhej të ndryshon diskursi i mbajtur për këto dy dekada të fundit nga Shqipëria Amë, që të ndalet pasivizimi dhe diskriminimi dhe kjo krahinë është rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Ndërrimi i diskursit në Shqipëri, përveç tjerash do të mbrojnë Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, luftën e UÇPMB-ë, Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë do të duhej të kthehet”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.