Bajqinovci: Ushtria e Kosovës është duke u profesionalizuar

Politika

Bajqinovci: Ushtria e Kosovës është duke u profesionalizuar

Nga: M.H. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 08:58
Mefail Bajqinovci

Më 14 dhjetor Ushtria e Kosovës festoi tre vjetorin e saj.

Ishte viti 2018 kur Kosova u bë me ushtrinë e saj.

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi, miratoi tri ligjet që e ndryshuan mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emrin.

Në lidhje me këtë deputeti nga radhët e LVV-së dhe njëherazi anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinvoci në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Ushtrisë së Kosovës çdo ditë po i shtohen djem dhe vajza, por edhe armatim modern.

Ushtrisë së Kosovës çdo vit i shtohen vajza dhe djem të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për mbrojtjen e shtetit. Ushtria e Kosovës përveç personelit që po i shtohet është edhe duke u modernizuar me armatim modern”, u shpreh deputeti.

Bajqinovci thotë se në këtë vit qeveria Kurti 2 ka shtuar buxhetin për FSK-në, ky buxhet është më i madhi që ndonjëherë është ndarë.

Sidomos këtë vitin e fundit qeveria Kurti 2 ka shtuar buxhetin për 40 milionë më shumë se sa e kishte. Është buxheti më i madh i ndarë ndonjëherë”, tha deputeti Bajqinovci për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat