Serbia nuk mund “hajë me dy lugë”   

Politika

Serbia nuk mund “hajë me dy lugë”   

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:39
Ilustrim

Ka tashmë një dekadë që Kosova dhe Serbia janë në procesin e dialogimit. Përkundër këtyre viteve, shpesh herë ky dialog ka pasur ngecje.

Ndërkombëtarët vazhdimisht po kërkojnë që ky proces të finalizohet sa më marrëveshje përfundimtare.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbyllja e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje gjithëpërfshirës që i kënaq të dyja palët është vështirë të arrihet. Se kur do të ndodhë kjo nuk varet nga Albin Kurti, por nga trysnia, së pari e Amerikës, Anglisë dhe Gjermanisë,  të cilat duhet t`i vejnë kushte me afate kohore për integrimin e saj në Evropë, ose përkundrazi dyert e saj do jenë të mbyllua përgjithmonë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se Serbia nuk ka rrugë tjetër pos njohjes së Kosovës.

“Serbia nuk mund edhe më tutje të “hajë me dy lugë” me Lindjen apo me Perëndimin. Serbi nëse e donë rrugëtimin kah perëndimi, nuk ka rrugë tjetër pos njohjes së Kosovës. Sa me parë qe ta bënë këtë aq me mirë për të”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat