Paralajmërohet destabilizimi i Ballkanit Perëndimor / Ky shtet mund të sjellë trazira

Politika

Paralajmërohet destabilizimi i Ballkanit Perëndimor / Ky shtet mund të sjellë trazira

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim, ushtar i Kosovës

Ka një kohë që Perëndimi po përballet me rrezikun e ndarjes së Bosnjës.

Bosnje-Hercegovina po përballet me krizën e saj më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në vitin 1995, dhe shumë prej tyre dyshojnë se është ndërhyrja ruse dhe kineze që mund të sjellë dështimin e paktit që ka siguruar një paqe të brishtë për 26 vjet.

Kështu më 10 dhjetor Asambleja Popullore e Republikës Sërpska, (RS) ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’ia kaluar disa kompetenca të institucioneve shtetërore Republikës Serbe në Bosnje, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.

Deputetët e kësaj asambleje, votuan me 49 vota për dhe 3 kundër për të nisur një procedurë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnjës dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.

I vendosur për këtë hapë të rëndësishëm ishte në vazhdimësi anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, i cili pretendon se po rikthen funksionet që i janë marrë Republikës Serbe pa pëlqimin e saj, shumë prej tyre ishin miratuar nga parlamenti shtetëror me pjesëmarrjen e partive të Republikës Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat