Trillimet e Serbisë karshi masakrave në Kosovë/ Pse shteti shqiptar asnjëherë nuk arriti t’iu kundërpërgjigjet atyre!?

Politika

Trillimet e Serbisë karshi masakrave në Kosovë/ Pse shteti shqiptar asnjëherë nuk arriti t’iu kundërpërgjigjet atyre!?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Krimet serbe në Kosovë

Kosova ka dështuar në kundërpërgjigjen ndaj Serbisë, sa i përket mohimit të gjenocideve dhe krimeve nga ana e shtetit serb.

Kështu, po mendon edhe hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, e cila ka deklaruar se është befasues reagimi joadekuat i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën.

Tromp theks të veçantë i dha masakrës së Reçakut, ku sipas saj kjo masakër u neglizhua shumë.

“Unë e di nga dora e parë, se gjyqtarët asokohe kanë vendosur që edhe Reçakun, por edhe burgun e Dubravës dhe bombardimin atje, t’i heqin nga rasti i Millutinoviqit dhe të tjerëve. Pse? Reçaku kishte ndodhur para se të shpallej gjendja e luftës dhe para se të niste konflikti i armatosur ndërkombëtar. Ai konflikt ka nisur më 24 mars (1999).

Në anën tjetër, gjyqtarët kanë konsideruar që Reçaku, në fakt, nuk e mbështet qasjen më të rëndësishme të krimeve në Kosovë, të cilat Prokuroria i kishte identifikuar në rastin e Millosheviqit dhe të Millutinoviqit. Por, këto ishin deportimi dhe dëbimet. Pastaj, ata (gjyqtarët) thanë ‘mirë, kjo nuk është shumë me rëndësi dhe nuk do ta bëjmë këtë’ dhe askujt nuk i shkoi ndërmend që Serbia do ta përdorë këtë në mënyrën siç po e bën”, deklaroi Tromp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat