Fushata zgjedhore është koha kur subjektet politike lëshojnë dorën e shpenzimeve.
Tubimet elektorale, spotet reklamuese në televizion e rrjete sociale, posterë nëpër kënde të ndryshme të rrugëve e ndërtesave, u kushtojnë me miliona euro partive politike. Por, asnjëherë nuk dihet se nga i marrin këto miliona.
Ligji për financimin e subjekteve politike, i cili përcakton se prej nga duhet t`i marrin financat subjektet politike për aktivitetet e tyre, thuajse nuk është respektuar fare.
Qeveria në përgatitje të projektligjit
Fushata zgjedhore është koha kur subjektet politike lëshojnë dorën e shpenzimeve.
Tubimet elektorale, spotet reklamuese në televizion e rrjete sociale, posterë nëpër kënde të ndryshme të rrugëve e ndërtesave, u kushtojnë me miliona euro partive politike. Por, asnjëherë nuk dihet se nga i marrin këto miliona.
Ligji për financimin e subjekteve politike, i cili përcakton se prej nga duhet t`i marrin financat subjektet politike për aktivitetet e tyre, thuajse nuk është respektuar fare.
Qeveria në përgatitje të projektligjit
Projektligji i ri për Financimin e subjekteve politike pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Ditë më parë u mbajt një diskutim publik i organizuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë Projektligj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është mjaft e nevojshme që Projektligji për Financimin e partive politike të miratohet.
Kreu qeveritar tha se duhet të dihen saktë burimet e financimit të partive politike.
Projektligji të cilin po e përgatitë Qeveria e Kosovës për këtë është duke u mirëpritur sidomos nga faktori ndërkombëtar.
Në diskutimin publik, të organizuar ditë më parë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyok, përmes një video-mesazhi tha se dëshiron t’ju ofrojë përkrahje institucioneve të Kosovës për ndryshimet në projektligj.
Por, si do ta presin subjektet politike në Kosovë projektligjin që përcakton dhe rregullon mënyrën e financimit të tyre?
Lidhur me këtë çështje, gazeta “Bota sot” ka biseduar me jurist e njohës të çështjeve politike.
Kelmendi dyshon se Projektligji mund t`i kufizojë financimet ilegale
Juristi Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se partitë politike nuk japin raporte reale financiare.
“Në kuadër të punës së partive politike, jo vetëm në Kosovë, por kudo, nuk ka rast që të kemi të dhëna të qarta se si dhe nga kush financohen ato. Është gjë e ditur botërisht se ato parti marrin mjete edhe nga burimet legale dhe nga ato ilegale. Por, kurrë nuk dihen se nga kush dhe si financohen”, është shprehur Kelmendi.
Sipas tij as në të ardhmen nuk do të dihet burimi i financimit të subjekteve politike.
“Projektligji që po përgatitet për financimin e partive politike do t`i vë disa korniza financuese të tyre, por nuk do te arrijë të ndalojë a kufizojë financimet ilegale. Projektligji mund dhe duhet të rregullojë financimin e partive politike nga shteti. Financimet tjera dhe burimet nga vinë ato nuk arrin. Kjo është në kontekst të financimit të shtetit”, potencon ai.
Kelmendi shprehet se pa vullnet të partive politike, financat tjera jashtë shtetit, nga subjektet fizike dhe juridike, kurrë nuk mund të sanksionojë burimin e tyre.
“Partitë nuk bëjnë raportime adekuate. Vetëm fushatat elektorale tregojnë tre a katërfishin e shpenzimeve kundruall raportit financiar të partive, që e bëjnë partitë dhe kandidatët në fushatë.
“Këto nuk raportohen. Shteti nuk ka mundësi t`i hetojë. Për këtë nuk ka përgjegjësi”, përfundoi Kelmendi.
Burjani: Të dihen burimet e partive nga i marrin financat
Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese, Blerim Burjani, konsideron se kryeministri Albin Kurti ka të drejt plotësisht në deklaratat e tij, pasi duhet të bëhen publike financat e partive politike dhe donatorët e tyre.
“Pra duhet të dihen burimet e partive nga i marrin financat? Partitë politike janë kompani e biznese, kanë të hyra të rregullta, kanë ndërtesa të mëdha ku janë të vendosura, nuk dihet a paguajnë qira dhe sa? Partitë politike përjashtuar VV asnjë nuk janë të gatshme të tregojnë prejardhjen e të hyrave të tyre, pse ata e dinë? Duhet të jen transparent për qytetarët, kush iu jep para me u marr me këtë biznes, se deri tash partitë janë biznese private, liderët janë pronarë të këtyre kompanive profitabile”, shprehet Burjani për “Bota sot”
Qarri: Me këtë ligj merr fund praktika krimnalo-korruptive e 20 vjeçare
Gani Qarri, komentues i zhvillimeve politike thotë se për të përfunduar praktika kriminalo-korruptive që ka funksionuar tash e 20 vite, duhet të vihet në funksion Ligji i financimit të partive politike.
“Duhet të miratohet një ligjit për financimin e partive politike në Kosovë, me të cilin do të përcaktoheshin qartë, si në të gjitha vendet tjera, prejardhja dhe burimet e financimit të secilit segment partiak dhe të përfundojë njëherë e përgjithmonë, financimi i partive politike nga fondet e parave të pista, burimet e dyshimta dhe pa asnjë transparencë e llogaridhënie.
Prandaj për të përfunduar praktikat kriminalo-korruptive që ka funksionuar pa asnjë pengesë, përreth dy dekada të qeverisjeve të inkriminuara, edhe në Kosovë duhet të vihet urgjentisht në funksion Ligji i financimit të partive politike”, thotë Qarri për “Bota sot”.
Sipas tij, ky ligj ishte bllokuar qëllimshëm dhe asnjëherë nuk u lejua të jetësohej në praktikë, nga partitë e inkriminuara.
“Madje nuk është vetëm kryeministri Kurti, që e sheh të nevojshme miratimin e Projektligjit për financimin e partive politike, në fakt miratimi i këtij ligji, ka qenë kërkesë e kahershme e vet BE-së, por ai ishte bllokuar qëllimshëm dhe asnjëherë nuk u lejua të jetësohej në praktikë, nga partitë e inkriminuara të cilat për mese 13 vite pareshtur, sunduan në mënyrë arbitrare pa i dhënë përgjegjësi askujt, për asgjë në këtë vend”, shton ai.
Përfshirja e një neni të veçantë
Qarri ka shpjeguar edhe atë se çka do të duhet të përmbajë Projektligji për Financimin e subjekteve politike.
“Por, për të qenë i suksesshëm dhe treguar efekte pozitive në implementimin e tij, në ligjin e financimit duhet të inkorporohet edhe një nen i veçantë, i cili detyron partitë politike për transparencë dhe obligon secilin segment partiak, tu përmbahet shumave të lejuara me ligj, duke paraqitur burimet e financimit dhe siguruar transparencë të plotë për votuesin e Kosovës, opinionin publik dhe gjithë qytetarët e vendit, mbi mënyrat dhe burimet e financimit të tyre.
Ligji për financim, pas miratimit, duhet të jetë obligativ për të gjitha Partitë Politike, edhe nëse nuk janë të gatshme, që në mënyrë të vullnetshme të deklarojnë prejardhjen e financimit, ato duhet ti përmbahen në mënyrën më rigoroze rregullave obligative të këtij ligji, me të cilat përcaktohen qartë shumat e lejuara, burimet e financimit, si dhe do të ofrohej transparencë maksimale para shtetit, ligjeve të vendit dhe të gjitha palëve të interesuara”, nënvizoi ai.
Të insistohet medoemos në konsensusin e përgjithshëm politik për miratimin e këtij ligji
Prandaj, analisti Qarri thotë se, meqenëse transparenca e financimit të partive politike ka rëndësi të madhe dhe me të drejtë konsiderohet edhe shumë qenësore për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
“Kjo duke pasur parasysh përvojat e mëhershme dhe mënyrën krejt jo transparente me të cilën janë financuar, në të kaluarën, sidomos segmentet më të mëdha politike dhe ato parti që për kohë të gjatë ishin në pushtet, të cilat edhe kanë abuzuar më së shumti në këtë drejtim, është e nevojshme të insistohet medoemos në konsensusin e përgjithshëm politik për miratimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm për vendin”, potencon ai.