Nyja mes Kosovës dhe Serbisë, ky është qëllimi i serbëve

Politika

Nyja mes Kosovës dhe Serbisë, ky është qëllimi i serbëve

Nga: A.M. Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:57
Ilustrim

Tashmë me shekuj dihet se cilat janë qëllimet e Serbisë në Kosovë. Ajo për “lakimin” e saj nuk kurseu as fëmijët, as gratë e as pleqtë.

Serbia i shkaktoi vuajtje popullit të Kosovë për shumë kohë. Edhe pse Kosova u çlirua nga Serbia, kjo e fundit vazhdon me pretendimet e saj.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për qëllime e Serbisë në dialogun me Kosovën.

 “Si të shkohet tutje në dialog për gjetjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse kur kërkesat e Kosovës dhe Serbisë janë diametralisht të mëdha, të papajtueshme, pa zgjidhje, pra janë lidhë nyje, bash siç thuhet nyja e Gordit, sepse Kosova më ngulim me të drejtë kërkon njohjen reciproake, kurse Serbia me çdo kushte e kundërshton këtë, por ajo ka interes tjetër në dialog”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka shpjeguar se pse Serbia ka hyrë në dialog me Kosovën.

“Këtu është lidhë nyja e Gordit midis palëve: Kosova kërkon me ngulim që me marrëveshjen përfundimtare Serbia ta njohë Kosovën, sepse çfarëdo marrëveshje tjetër pa njohje nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Kurse Serbia, nga ana tjetër nuk dëshiron të dijë për njohjen e Kosovës, sepse Serbia ka hyrë në dialog jo për normalizimin e raporteve ndërshtetërore, por thjeshtë për territor. Ajo haptas, por këtë e ka edhe si projekt nacional, kërkon Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliard eurove, veriun pra të praruar në ar dhe flori, që ka vlerë sa 2,5 Serbia dhe afër sa 10 Shqipëria.

Pra, siç po shihet dialogu është lidhë nyje, duhet të zgjidhet, por si te zgjidhet kur askush s’po mund te ia gjejë fijen?!”, ka deklaruar Maxharraj për “Bota sot”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat