Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pritet ta vizitojë Shqipërinë.
Kjo vizitë do të bëhet në kuadër të takimit me kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e “Ballkanit të Hapur”.
Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur mirë as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Madje, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesat gjatë ditës së nesërme nga ora 16:00.
Ndërsa, opinionisti nga Shqipëria, Skënder Kapiti në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se nuk është problem tek vizita e Vuçiqit, port e fakti se ai po vjen në shtetin shqiptar për të folur për tematika që kanë të bëjnë me Kosovën.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/19/auto_271639940743.jpg)
“Aleksandër Vuçiq mund ta vizitojë Tiranën ashtu sikurse edhe Kryeministri Shqipërisë mund ta vizitojë Beogradin, sepse janë dy shtete që kanë edhe ambasada në vende reciproke. Mirëpo kur është fjala për tematika e problematika që kanë të bëjnë edhe me Kosovën nuk është aspak e hijshme, as morale që të mos bien dakord dy shtetet shqiptare pararakisht në mënyrë që të koordinohen dhe të ketë një qëndrim gjithkombëtar për çështje të tilla siç është minshengeni apo “Ballkani i Hapur”, deklaroi ai.
Kapiti kritikoi Ramën, pasi sipas tij kryeministri shqiptar po e injoron faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe po e trajton sit ë ishte një krahinë e Shqipërisë ose Serbisë.
“Edi Rama e fton Kosovën qe t’i bashkangjitet kësaj nisme shqiptaro-sllave sikur Kosova të ishte krahinë e Serbisë apo e Shqipërisë duke injoruar kështu faktin se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, por i panjohur nga Serbia. E para njëherë Edi Ramës nuk i ka deleguar askush nga Kosova të drejtën për të folur dhe për të mos e përfillur Kosovën dhe institucionet e saj, siç gjithmonë që ai ka dëshirë të dalë si mbi politikani dhe njëfarë presidenti për dy shtetet”, theksoi opinionisti.
Më tej, ai tha se më të drejtë opinion publik po e cilëson si tradhti kombëtare aventurën e Ramës në “Ballkanon e Hapur”, pasi po bie ndesh me aspiratat e shqiptarëve për integrim në BE.
“Me të drejtë tani opinioni këtë aventurë të Edi Ramës e quan tradhti ndaj Kosovës, por çështja është se kjo aventurë e Ramës bie ndesh edhe me aspiratën e Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve të cilët duan integrimin në BE, dhe jo të një si trampolinë nga “Ballkani i Hapur” i cili ka në qëndër Beogradin dhe interesat e Serbisë. Sipas kësaj del sikur rruga e integrimit të Shqipërisë duhet të kalojë nga Beogradi.S hqipërisë, vetë asaj nuk ka se çfarë i duhet një marrëveshje e tillë dhe nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me serbo-sllavët”, nënvizoi Kapiti.
Mirëpo, opinionisti tha se fakti më i keq në këtë çështje është se Rama hyri në projektin e “Ballkanit të Hapur”, kur Serbia ende nuk e njeh Kosovën dhe madje ditë më parë e kërcënoi atë ushtarakisht.
“Aq me keq akoma për qeverinë dhe kryeministrin Rama i cili hyn në këtë aventurë kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës por e quan akoma territor të saj; aq më keq akoma kur Serbia nuk njeh simbolet e Kosovës deri as target e makinave dhe nuk i lejoi as sportistët kosovarë që të marrin pjesë në garat botërore sportive që u mbajtën në Beograd. Madje, në disa raste Serbia edhe e ka kërcënuar ushtarakisht Kosovën. Edi Rama duhet t’i kishte bërë presion dhe t’i kishte vënë kushte Serbisë se nëse do të kishte një Ballkan të Hapur gjëja e parë që duhet të bënte Serbia do ishte ajo që Serbia ta njihte shtetin e Kosovës”, potencoi ai.
Në fund, Kapiti hodhi pikëpyetje nëse Rama ka ndjesi për atë se çfarë krimesh e gjenocidi ka ushtruar Serbia mbi shqiptarët e Kosovës.
“Mirëpo, Edi Rama bën kështu atë që vetëm tradhti e ka emrin, bën atë që për interesin e tij personal për pushtet nuk pyet jo për Kosovën, por as për interesin e Shqipërisë, pasi një aventurë e tillë bie ndesh me aspiratat e vetë Shqipërisë e jo më që t’i interesojë atij Kosova. Nuk e di se a ka ndjesi ky Edi Rama për atë se çfarë krimesh e gjenocidi ka ushtruar Serbia mbi shqiptarët e Kosovës, dhe a e njeh Edi Rama gjenocidin serb, pasi Serbia nuk e njeh dhe madje as nuk ka kërkuar falje Serbia e as Presidenti serb Vuciq, ish-ministri i kohës së Millosheviçit”, përmbylli Skënder Kapiti për “Bota sot”.