Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka mbajtur fjalimin e fund-vitit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja u bllokua nga partitë opozitare, të cilat vendosën të mos ia dëgjojnë fjalimin.
Analisti Ruzhdi Peçani në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar bojkotimin që iu bë Presidentes Vjosa Osmanit gjatë adresimit të saj për fund-vit.
Sipas tij, bojkotimi nga opozita është nonsens dhe absurd.
Madje analisti thotë kjo është papërgjegjësi institucionale dhe mungesë të patriotizmit kushtetues, dhe nga ata që zëshëm rrahagjoksin thirreshin për “institucionalistë”.
“Në adresimin e Vjosa Osmanit për fund-vit, pamë bojkotimin me mosprezencë nga opozita. Përveç partive opozitare, bojkotin me mos-prezencë e bënë edhe partia që doli znj. Vjosa Osmani – nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku nga 15 deputet në sallë qëndruan vetëm 5 nga ta. PDK dhe AAK po ashtu e kanë bojkotuar adresimin e presidentes së Kosovës”, shprehet ai.
Sipas Peçanit, bojkotimi i Presidentes nga opozita, për shtetet me demokraci të zhvilluara është nonsens dhe absurd.
"Kjo ndodhi në parlamentin e Kosovës në mungesë të kulturës parlamentare, ngase kemi një opozitë të pa dinjitetshme, papërgjegjësi institucionale dhe mungesë të patriotizmit kushtetues, dhe nga ta që zëshëm rrahagjoksashi thirreshin për “institucionalist”. Thënë shkurt një opozitë skajshmërish destruktive, si e bëjnë ndaj Qeverisë, këtë e treguan edhe ndaj Presidencës–duke bojkotuar Presidenten. Një lëvizje e turpshme e opozitës”, përfundon analisti.