Ish-kryeministri dhe njëherësh kreu Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka parashtruar dy kërkesa kryeministrit Albin Kurti.
“I bëj apel Kurtit që të ndërmerr dy veprime menjëherë. Njëri është që ta fillojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me ministrat, pra çdo ditë ta heq nga agjenda një takim protokollar dhe çdo ditë ta filloj ditën në KEK, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit për këtë vit, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse duke u bartë kostoja krijon pengesa të mëdha në buxhetim të projekteve të tjera”.
Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Qeveria e re duhet të mbështetet edhe nga partitë në opozitë për zhvillim ekonomik, e në veçanti për rivendosjen e rendit gje ligjit.
Sipas Qarrit, Haradinajt ka filluar me i dal gjumi tani.
“Në fakt Qeveria e vendit, për të siguruar mbarëvajtje, qëndrueshmëri dhe zhvillimi ekonomik duhet të mbështetet edhe nga partitë shqiptare në opozitë, pikësëpari për rivendosjen e rendit e shtetit të së drejtës dhe ndihmohet për forcimin e ligjit në luftën kundër informalitetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, probleme këto të pa adresuara asnjëherë deri më tani, sa e si duhet dhe në mënyrë të drejtë ligjore. Madje për dallim nga veprimet parimore, nga të cilat partitë opozitare, me apo pa vetëdije, vazhdojnë të jenë shumë larg, duket se ish-kryeministrit dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dalë gjumi tek tani”, deklaroi ai.
Ai shtoi se tani Haradinajt i kanë rënë ndërmend punët nga qeverisja e kaluar, ndërsa edhe situatën e KEK-ut e ka katandisur vetë në këtë gjendje, e tani i drejtohet me apel Kurtit që të ndërmarr dy veprime të menjëhershme.
“Dhe në vend, që ai t’i jetësonte kërkesat në fjalë, derisa e kishte vet në dorë pushtetin, atij vetëm tash i është kthyer vetëdija dhe i kanë ra ndërmend punët e lëna në gjysmë nga qeverisjet e kaluara, ndaj dhe ka filluar t’i zbërthejë ato në kërkesa ndaj Qeverisë aktuale, dy prej të cilave sapo i ka parashtruar kryeministri Albin Kurti. E lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilën me papërgjegjësitë e tyre, vet partitë opozitare derisa ishin në pushtet, e kanë katandisur në këtë gjendje, çuditërisht ai bën sikur ka harruar krejt se çfarë ka ndodhur sa ishte vet në krye të qeverisë dhe i drejtohet me një apel oportunist kryeministrit Kurti që të ndërmerr dy veprime të menjëhershme”, potencoi Qarri.
Qarri më tej theksoi se e para gjë që duhet bërë, që Kurti dhe Rizvanoll ta nis çdo ditë pune në KEK, dhe së dyti ta paguajë koston e importit të rrymës, por Qarri potencon se shpenzimet le t’i mbulojnë ata që lidhin kontrata të dyshimta me njerëz.
“I pari që z. Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, shkaku i gjendjes energjetike, ta heq nga agjenda nga një takim protokollar dhe gjatë gjithë dimrit çdo ditë pune, ta nisë në KEK, bashkë me Ministren dhe i dyti që ta paguajë koston e importit të rrymës, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit të ardhshëm, sikur KED-s të mos i ishte dhënë gati falas nga Hashim Thaçi & Co, një kompanie turke, me në krye dhëndërin e Erdoganit. Atëherë pse u dashka t`ia mbulojë shteti, një kompanie të huaj private, shpenzimet, le t’i mbulojnë ata të cilët lidhën kontrata të dyshimta me njerëz dhe firma të tilla konspirative, që tash e kanë për obligim, t’i furnizojnë qytetarët me rrymë”, tha ai.
Më tej potencoi se Haradinaj me kliken e degjeneruar luftuan vetëm për vetveten, jo për qytetarin, madje të parën punë që e bëri kur erdhi në Qeveri ishte trefsihimi i rrogës së tij.
“Për aq më tepër, duke pasur parasysh faktin se gjatë sundimit të PAN-it, drejtësia sociale dhe njerëzore ishin zero, në vend se vet Ramushi si Kryeministër, të zbatonte drejtësinë për të gjithë dhe krijonte partneritet me qytetarët, ai me klikën e degjeneruar politike, gjatë gjithë kohës luftuan për mbushjen e xhepave të tyre, pa menduar për qytetarin, siç përpiqet të bëjë tani”, ka theksuar ai.
Tutje Qarri ka shtuar se në vend që vetë Haradinaj t’i qëndroj krah popullit, ai tani po mundohet ta nxjerrë potencialin e dijes, madje edhe i sugjeron Kurtit se çfarë të ndërmarrë, dhe se si të veprojë.
“Pra, askund nuk përmendej qytetari dhe përmirësimi i jetës së tij, dhe Ramush Haradinaj në vend se t’i qëndrojë krah popullit të Kosovës e të bëjë çdo gjë të mundur, për ta lehtësuar jetën e njerëzve që kishin më së shumti nevojë, ai vetëm tani u kujtua që ta nxjerrë në shesh potencialin e heshtur të dijes së tij, “të pa-kufi”. Dhe çuditërisht nisi t’i sugjerojë edhe kryeministrit aktual se çfarë duhet ndërmarrë e si duhet vepruar, duke na habitur të gjithëve, se si me gjithë këtë alamet inteligjence, nuk diti të vepronte kështu sa ishte vet kryeministër, por u kujtua vetëm tani, kur përgjegjësia e udhëheqjes së Kosovës ka kaluar te një parti dhe qeveri tjetër, të legjitimuar nga votuesit e vetëdijesuar”, shtoi Qarri.
Analisti shtoi se nëse Ramushi do të tregohej kaq i ditur, sot nuk do t’i kishim të gjitha këto problem, sepse ishte vetë ai me partitë opozitare që keqpërdorën buxhetin dhe varfëruan shqiptarët, madje disa edhe janë detyruar të largohen nga vendi.
Tutje theksoi se Haradinaj blinte hektarë tokë vetë për 3.5 euro arin, madje filloi t’i quante edhe si pasuritë e babës, pra sikur të ishin të kishin qenë të gjitha toka të familjes së tij.
"Dhe në vend se t’i ofroheshin secilit pjesëtar të shoqërisë mundësi të barabarta edhe sa i takon pronës, punësimit, shfrytëzimit të buxhetit dhe të mirave pasururore, vet Ramushi blinte për vete nga dy-tre qind hektar tokë të kualitetit sipëror, vetëm për nga 3.5 euro arin, të cilat tani ka filluar t’i quaj edhe si pasuri të babës, sikur pronar i krejt tokave të Gllogjanit dhe dy-tre fshatrave përreth, të kishte qenë vetëm baba i tij, kurse bashkëfshatarët të kenë jetuar në hënë apo mars dhe vetëm pas lufte, të kenë zbritur nga këto planete për tu vendosur në tokë, pa pronë as katandi, vetëm e vetëm, për tu bërë fqinj dhe bashkëfshatar të Ramushit me shoqëri’, ka përfunduar Qarri.