Analisti pas protestës së sotme zbulon shtetin që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga Serbia

Politika

Analisti pas protestës së sotme zbulon shtetin që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga Serbia

Nga: M.H. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 21:04
Foto nga protesta e sotme në Shqipëri, kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Protesta filloi nga ora 16:00 dhe zgjati 1 orë e gjysmë, përcjell “Bota sot”.

Në këtë protestë qenë të pranishëm shumë forca policiore duke mbrojtur që situata të mos eskalojë nga protestuesit.

Kjo protestë u mbajtë kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Mirëpo i njejti arriti të vjen në Shqipëri duke vazhduar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu gjatë ditës së nesërme në orët e para të mëngjesit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave.

Në lidhje me këtë temë ka folur në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Rexhep Shahu, i cili shpresat i mbanë tek Kosova.

Sipas tij atdhetaria dhe rezistenca e Kosovës mund të shpëtojë edhe Shqipërinë pasi sipas tij tashmë Tirana është nën urdhërat e Serbisë.

Image
Rexhep Shahu

Kosova mund të shpëtojë edhe Shqipërinë nëse ajo e refuzon fuqëzimin e Serbisë me anë të marrëveshjes për “Ballkanin e Hapur”. Të shpresojmë tek atdhetaria e Kosovës, te rezistenca e Kosovës, se për Tiranën aktuale, zyrtare Serbia mund të zaptojë gjithë Ballkanin”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë që “Ballkani i Hapur”, është nismë serbe e përkrahur nga Rusia dhe se asnjë protestë tashmë nuk mund ta ndaloj Ramën dhe Vuçiqin.

““Ballkani i Hapur” i shitur si nismë amerikane e gjermane etj, u pohua nga Daçiq se është nismë serbe e përkrahur dhe nxitur nga Rusia. Protesta në Tiranë nuk e ndaloi Ramën e as Vuçiqin të vazhdojnë vallen e tyre”, përfundoi Rexhep Shahu për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat