“Nuk ka fuqi magjike ta bashkojë a copëtojë Kosovën”/ Këto janë arsyet pse LDK zgjodhi Lutfi Hazirin përgjegjës për dialogun

Politika

“Nuk ka fuqi magjike ta bashkojë a copëtojë Kosovën”/ Këto janë arsyet pse LDK zgjodhi Lutfi Hazirin përgjegjës për dialogun

Nga: A.Z Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 23:34
Lutfi Haziri

Pas caktimit të Lutfi Hazirit nga Lidhja Demokratike, si përgjegjës për çështjen e dialogut, ka pasur reagime të shumta.

Këtë emërim e ka komentuar për gazetën “Bota sot”, publicisti Rexhep Shahu.

Ai ka potencuar se Haziri nuk mendohet se është antikombëtar apo partizan i copëtimit të Kosovës. Sipas tij, Haziri është i kthjelltë dhe nuk ka fuqi për ta ndarë Kosovën.

Image
Rexhep Shahu

“Nuk njihet as mendohet se Lutfi Haziri është antikombëtar, anti Kosovë dhe partizan i copëtimit të Kosovës se ndryshe populli i Kosovës nuk do e mbante në pushtet kaq gjatë, dhe LDK nuk do ta mbante për nënkryetar. Lutfi Haziri është i kthjellët mendoj unë, dhe ai nuk ka fuqi magjike ta ndajë, bashkojë a copëtojë Kosovën, pasi është pjesë e një ekipi”, thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat