A po rrezikohet Kosova nga konflikti Ukrainës dhe Rusisë?

Politika

A po rrezikohet Kosova nga konflikti Ukrainës dhe Rusisë?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 22 dhjetor 2021 Në ora: 10:33

Veprimet ushtarake, të mbështetur edhe nga operacione civile, retorika e ashpër, thuaja pak shpresa janë duke lënë, se Ukraina mund t’i shpëtojë konfliktit me Rusinë.

Rusia e ka shtuar agresivitetin nën drejtimin e Putinit. Para disa vitesh, me 2008 Rusia e pushtoi Osetinëjugore dhe Abkazinë, dy krahina të Gjeorgjisë, nën një orkestrim të presidentit aktual, që po përpiqet ta rindërtojë ish Bashkimin Sovjetik, duke rimbledhur copëzat e territoreve nga republikat e shkëputura, pas rënies së komunizmit.

Vite më vonë, pas 6 vitesh, Rusia e filloi aneksimin e Krimesë. Perëndimi protestoi dhe vendosi disa sanksione, por të cilat nuk e bën tëzmbrapsej, njëri prej diktatorëve më të mëdhenj të shekullit të 21-të.

Pas shtatë vitesh, Ukraina sërish ndodhet në rrezik të kërcënimit ushtarak rus, kësaj here mund të përballet me një përmasë shumë më të madhe pushtimi, madje nuk dihet nëse do të mund të ekzistojë si shtet i pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat