Kush e solli Kosovën në gjendje të mjeruar?

Politika

Kush e solli Kosovën në gjendje të mjeruar?

Nga: A.M Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë premtimi kryesor i kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidetës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Luftimi i këtyre dokurive tashmë ka filluar, siç shihet edhe në rastin e fundit, siç është arrestimi i ish kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kurti dhe Osmani nuk do të lejojnë që Kosova nuk do të dëmtohet.

“Kosova tashti kur e kemi një garanturë jo të korruptuar në pushtet në krye me Vjosën dhe Albini, që nuk janë shpirtëra të shitur nuk do të lejojnë që Kosova nuk do të dëmtohet”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Maxharraj ka deklaruar se për ta është e rëndësishme sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

“Sepse për këtë avangardë të udheheqjes së Kosovës ëshët me e rëndesishme Kosova,sovraniteti dhe integriteti i saj se interesta e tyre personale,çfarë nuk ndodhëte kështu me lideret tjerë të më parshëm të korruptuar që e sollën Kosovën ne këtë gjendje të mjeruar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat