LDK- promotore e kauzës kombëtare, përkundër sfidave e furtunave që i dolën gjatë rrugës

Politika

LDK- promotore e kauzës kombëtare, përkundër sfidave e furtunave që i dolën gjatë rrugës

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:35
Kryetari i LDK-së. Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot shënon 32 vjetorin e themelimit. Ishte koha kur Ballkani i ngulfatur nga kthetrat e komunizmit filloi të kërkonte frymën demokratike.  Frymën demokratike e kërkonte edhe Kosova, e cila po përballej me dhunë, represion dhe shkelje të të drejtave nga regjimi serb. 

Situatat e tilla, nxjerrin në pah edhe njerëzit mendjendritur, me ide dhe vizione të qarta. 

I tillë ishte edhe presidenti historik dr. Ibrahim Rugova që më 23 dhjetor të vitit 1989 do të themelonte Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK ishte partia e parë demokratike në Ballkan. 

Dr. Ibrahim Rugova së bashku me një numër të madh intelektualësh shqiptarë, krijuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ishte edhe e para e rajonit që proklamonte aspiratën për liri dhe pavarësi. 

Në këtë përvjetor, gazeta “Bota sot”, lidhur me ecurinë e LDK-së ka marrë mendime nga ata që këtë parti e njohin për së afërmi.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat