Në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan të martën takimin e radhës të nismës “Ballkani i hapur”.
Në takimin e radhës të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalim online edhe Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiq dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.
Madje, vetë kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se “Ballkani i hapur” është një nismë në interes të të gjithë shqiptarëve, duke hedhur poshtë akuzat se ajo i shërben vetëm Serbisë.
Por, ai në një deklaratë të tij ka thënë se herë më bëjnë hero, herë tradhtar.
“E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam Kryeministri i Shqipërisë”, tha Rama.
Në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan të martën takimin e radhës të nismës “Ballkani i hapur”.
Në takimin e radhës të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalim online edhe Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiq dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.
Madje, vetë kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se “Ballkani i hapur” është një nismë në interes të të gjithë shqiptarëve, duke hedhur poshtë akuzat se ajo i shërben vetëm Serbisë.
Por, ai në një deklaratë të tij ka thënë se herë më bëjnë hero, herë tradhtar.
“E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam Kryeministri i Shqipërisë”, tha Rama.
Por, mediumi i fuqishëm anglez “The Guardian” e akuzon Komisionarin për zgjerim hungarezin Varhejli, se fshehtas po e ndihmon Dodikun, ta çojë Republikën serbe drejt ndarjes nga Bosnja, pasi thjeshtë sipas këtij mediumi, ai po kërkon që vetëm ta shtyjë procesin për 6 muaj.
“Lëvizjet e Dodik janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, i cili e akuzon atë se e po e çon rajonin në luftë, por së fundmi u zbulua se komisionari evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi, ka arritur në përfundim se ligji i Inzkos është përgjegjës për krizën aktuale.
Gjatë një takimi me delegacionin e BE-së në Bosnjë, Várhelyi – i cili është përgjegjës për forcimin e marrëdhënieve të bllokut me BeH – dha “vlerësimin e tij të sinqertë” se Inzko “ishte fajtor për krizën aktuale politike” në vend dhe “delegjitimimin” e zyrës së përfaqësuesit të lartë”.
Pra, Varhejli e gjen fajtor austriakun Inzko, si shkaktar të krizës në Bosnje, dhe jo aspiratat nacional-fashiste të Dodikut.
Qarri: Rama, pikëpamjet e tij politike, vijnë nga shkollat ruse
Analisti politik Gani Qarri, ka thënë se politikat e Ramës, kanë origjinë nga shkollat ruse, derisa Kosova lufton me të gjitha mundësitë e veta, për një largim sa më të madh nga komunizmi dhe sistemi serbo-rus.
“Edvin Kristaq Rama që nga fillimi ka dëshmuar se pikëpamjet e tij politike, vijnë nga shkollat ruse, ndaj qytetarët e Kosovës, të vetëdijshëm se mendësia ruse ka qenë dhe mbetet gjithmonë më e afërt me mendësinë jo vetëm politike, por edhe ideologjike e kombëtare serbe, përkundër veprimeve të hapura anti-Kosovë, të Edvin Ramës, kanë heshtur, nuk janë ndjerë asnjëherë të befasuar dhe as nuk i kanë parë si të papritura, veprimet e tij pro-serbe. E përderisa Kosova lufton me të gjitha mundësitë e veta, për një largim sa më të madh nga komunizmi dhe sistemi serbo-rus, si parimi i saj më parësor për forcimin e shtetësisë dhe ruajtjen e sovranitetit të vet, e cila me kohë ka zgjedhur rrugën për integrim në BE dhe demokracinë perëndimore, Edvin Kristaq Rama ngul këmbë që ta rikthej serish Kosovën nën ombrellën serbe dhe fus nën ndikimin serbo-rus, kur shihet çdo ditë se Rusia dhe Serbia, bëjnë çdo gjë për destabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor dhe mbarë rajonit, përfshirë BE-në dhe NATO-n. Ndaj ajo që gëzon pa masë shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të trojeve tjera shqiptare, është fakti se protesta e djeshme madhështore e organizuar nga opozita demokratike shqiptare në Tiranë me numër aq të madh pjesëmarrësish, dëshmoi se vendi ynë amë, Shqipëria, është shumë më shumë se sa individi Edvin Kristaq Rama,dhe për dallim nga Rama, ajo frymon shqip dhe është këtu tash e gjithmonë, jo për Vuçiqin e Serbinë, por për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë ai.
Sipas tij, takimet me Ramës dhe Vuçiqit, të lënë përshtypjen se është krijuar një aleancë e re ortodokse serbo-greke, ndërmjet kryeministrit shqipfolës Edi Ramës dhe ministrit të Millosheviqit kriminelit Aleksandër Vuçiq, vetëm për izolimin dhe nënshtrimit sa më të plotë të popullit dhe shtetit të pavarur të Kosovës,
“Përndryshe krejt kjo çfarë po ndodhë në takimet e vazhdueshme ndërmjet Ramës dhe Vuçiqit, më tepër lë përshtypjen se është krijuar një aleancë e re ortodokse serbo-greke, ndërmjet kryeministrit shqipfolës Edvin Kristaq Ramës dhe ministrit të Millosheviqit kriminelit Aleksandër Vuçiq, vetëm për izolimin dhe nënshtrimit sa më të plotë të popullit dhe shtetit të pavarur të Kosovës. Kështu që, më kot përpiqet Edi Rama, që me retorikë boshe, sado e rafinuar qoftë ajo, të bëjë sikur u përgjigjet mijëra e mijëra akuzave, që atij gjatë këtyre ditëve me plotë të drejtë dhe arsye, i janë drejtuar nga shqiptarët, se kinse kur paska kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia, nuk qenka bërë hero, ndaj as tani që është ngritur kundër Kosovës në bashkëpunim me armikun kryesor të saj Aleksandër Vuçiqin, nuk qenka tradhtar, kur veprimet e tij, gjithandej nga shqiptarët, cilësohen si tradhtare”, shprehet analisti.
Veprimet e Ramës në kundërshtim edhe me interesat e SHBA-ve?!
Tutje deklaron se shqiptarët nuk njohin kryeministër tjetër të shtetit amë, që me veprimet dhe planet e tij politike, të ketë shkuar kaq larg.
Sipas tij, veprimet e Ramës, jo vetëm që janë 100 % anti-Kosovë, por ato kanë rënë në kundërshtim të plotë edhe me interesat e SHBA-ve dhe të vet BE-së, në Ballkan dhe në gjithë rajonin.
“Kosova e Shqipëria dhe shqiptarët në gjithë rajonin e diasporën kudo, qysh nga demokratizimi i Shqipërisë e këtej, nuk njohin kryeministër tjetër të shtetit amë, që me veprimet dhe planet e tij politike, të ketë shkuar kaq larg, sa që në ndërmarrje të përbashkëta me Serbinë, të përdorë çdo mjet dhe mundësi deri te koketimi i hapur me armikun më të përbetuar të saj, si Aleksandër Vuçiqin, për ta poshtëruar dhe gjunjëzuar popullin dhe shtetin e Kosovës. Përpjekjet e Ramës për de-faktorizimin e plotë të Republikës së Kosovës, shlyerja e shtetit të Kosovës nga harta e "Mini-shengenit dhe futja e territorit të saj brenda kufijve të Serbisë, harta të cilat publikohen nga vet Rama, e që vazhdon edhe me të ashtuquajturin "Ballkan i hapur", ideja Rama-Vuçiq-Thaçi për ndarjen e Kosovës etj, dëshmojnë se qëndrimet serbo-ruse të Edvin Kristaq Ramës, jo vetëm që janë 100 % anti-Kosovë, por ato kanë rënë në kundërshtim të plotë edhe me interesat e SHBA-ve dhe të vet BE-së, në Ballkan dhe gjithë rajonin. Prandaj edhe “shakaja” që ai e përdorë në mënyrë ironike, se kinse paska kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës, vet veprimet e vazhdueshme anti-Kosovë, të Edvin Ramës, e hedhin poshtë këtë “arsyetim” të tij, dhe lënë të kuptojmë, se është përdorur vetëm një kamuflim perfid, për fshehjen e aktit të vërtetë të tradhtisë, të nisur qysh me rastin e vizitës së bërë në Nish, Aleksandër Vuçiqit, nga Edvin Kristaq Rama për ndarjen e shtetit të Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste”, thekson ai.
Në fund, Qarri shton se edhe bota e di se është vet krimineli Vuçiq, ai i cili përgjatë gjithë kohës, sa merret me politikë, ka nxitur vetëm luftëra dhe krime e gjenocide të papara.
Qarri pyet: Edhe çfarë duhet të ndodhë tjetër që Edvin Kristaq Rama, përfundimisht ta kuptojë se kush është Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi, apo i është bashkuar edhe Rama valles së çmendur serbe?
"Rama paska gjetur Vuçiqin të krijoj një Ballkan pa kufij dhe të siguroj paqe e stabilitet në rajon, është shumë e turpshme, përderisa gjithë bota e di, se është vet krimineli Vuçiq, ai i cili përgjatë gjithë kohës, sa merret me politikë, ka nxitur vetëm luftëra dhe krime e gjenocide të paparë, kundër të gjithë popujve jo-serb në ish Jugosllavi, që nga Bosnja e Kroacia, deri në Kosovë. Madje edhe në kohën sa Vuçiqi bënë sikur zhvillon bisedime me Ramën për “Ballkan Open”, ai nuk i lë të qetë dhe nxitë kundërshti e trazira të një-pas-njëshme, si në Bosnje e Mal të Zi ashtu edhe në Veri të Kosovës, duke vënë edhe formacione të mëdha ushtarake në veprim dhe kërcënuar me shpërthimin e luftërave të reja për gllabërime territoresh me dhunë dhe pushtime ushtarake serbe me forcë, në rajon. Edhe çfarë duhet të ndodhë tjetër që Edvin Kristaq Rama, përfundimisht ta kuptojë se kush është Serbia dhe Aleksandër Vuçiqi, apo i është bashkuar edhe Rama valles së çmendur serbe, për ndryshime kufijsh me forcë dhe ricopëtime të reja, me dhunë të tokave shqiptare në Ballkan?!”, përfundon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.
Kelmendi: Me "Ballkanin e Hapur" nuk tregohet heroizmi dhe as tradhtia, sikundër as demokrati e as liberali
Profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se, kjo nismë në të cilën po marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia shihet si një veprim me elemente multilaterale.
"Ballkani i hapur" po ecë gradualisht si një mekanizëm juridiko-ekonomik e diplomatik. Se si do të shkojë dhe a do të ketë sukses ky subjekt varet çdo herë edhe nga shtetet tjera të Ballkanit. Raportet midis shteteve janë bilaterale dhe multilaterale. "Ballkani i hapur" shihet si një veprim me elemente multilaterale. Edhe emrin e ka ashtu”, ka thënë ai.
Sipas tij, Rama në këtë rast ka zgjedhë krahasimin mes heroit dhe tradhtarit, derisa presidenti serb mes nacionalistit dhe demokratit, kurse ai kryeministri maqedonas ka zgjedhë të jetë liberal në gjithë këtë mes.
“Ndërsa, deklaratat e pjesëmarrësve për tradhti a heroizëm, demokratë, nacionalistë a liberal, nuk kanë rëndësi. Disi dhe në një mënyrë duhet deklaruar! Z.Rama e zgjodhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit. Krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit. E Zaev si liberal. Kjo është dëshira e pjesëmarrësve në tryezë. Nuk bëhen krahasime abnormale në një situatë normale dhe të qartë, si dhe nuk ka mundësi krimineli të bëhet demokrat e gënjeshtari liberal”, thekson profesori.
Ai për takimin në Tiranë thotë se duhej të merrte pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, jo për tu anëtarësuar, por për të treguar de-fakto shtetësinë e Kosovës.
Madje siç deklaron ai, duke marrë pjesë Kurti në emër të Republikës, duke pasur dhe flamurin dhe elemente tjera të shtetit të Kosovës, vetë Serbia të ishte kundër dhe do ta lëshonte takimin.
“Pavarësisht kësaj, në takim në Tiranë është dashur të jetë edhe z.Kurti. Këtu jo për tu anëtarësuar, por për të treguar de-fakto shtetësinë e Kosovës edhe në formë, përveç në përmbajtje dhe të deklarohet zyrtarisht lidhur me raportet Kosovë-Serbi. Kjo nuk e ndalonte që të mos bëhej pjesë zyrtare e këtij mekanizmi. Me këtë Republika e Kosovës nuk bëhej anëtare e rregullt e "Ballkanit të hapur". Pjesëmarrja nuk do të dëmtonte çështjen. Përkundrazi! Duke marrë pjesë dhe duke vepruar me punë në emër të Republikës kishte dalur shteti më mirë dhe shumëçka ishte sqaruar për masat në Shqipëri. Ka patur mundësi që për shkak të flamurit të shtetit, të emërtimit dhe të elementeve tjera të shtetit të Kosovës, vetë Serbia të ishte kundër dhe të lëshonte takimin! Kjo nuk dihet! Por, ka qenë rrugë dhe vend i mirë për shtetin e Kosovës”, përfundon profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.