Pula: Konflikti i Ukrainës do të mbetet i “ngrirë”/ Tregon nëse rrezikohet Kosova

Politika

Pula: Konflikti i Ukrainës do të mbetet i “ngrirë”/ Tregon nëse rrezikohet Kosova

Nga: M.H. Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Ka një kohë që Ukraina është duke u përballur me një konflikt përballë Rusisë.

Rusia është ajo e cila po merr masa të shumta në kufi me Ukrainën, e që këto masa sipas sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësojnë Rusinë si “agresore”.

Është presidenti rus, Vladimir Putin i cili po shtyn për dialog të drejtpërdrejtë me administratën e homologut të tij amerikan, Joe Biden për të zgjidhur problemin në kufi.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, në një prononcim për “Bota sot”, thotë që pas shpalljes së Pavarësisë sëKosovës, Rusia ka pushtuar një pjesë të territorit të Gjeorgjisë e më pas edhe territor të Ukrainës, e që ky veprim ushtarak i Rusisë kundrejt këtyre dy shteteve u bë që të pengohej edhe integrimi i tyre potencial në NATO.

Image
Shqiprim Pula

Më 1989 u konsiderua e përfunduar Lufta e ftohtë, dhe ndërlidhej me rikrijimin e rendit të ri botëror nga sa konsiderohej si dypolare në atë unipolare, në krye me ShBA-të, si superfuqi e vetme globale me NATO-n si mekanizëm që shërben për çështje të interesave Euro-Atlantike. Me shpalljen e mëvetësisë së Kosovës, në Shkurt 2008, Rusia pushtoi një pjesë të territorit të Gjeorgjisë (Abkhazia dhe Osetia Jugore) në Gusht 2008, dhe më pas pushtoi territor në Ukarainë (Donbasi dhe Krimea) më 2014, duke iu kundërvënë perëndimit, me arsyetimin “si nevojë” për popullatën ruse në këto vende. Ky veprim ushtarak i Rusisë kundrejt këtyre dy shteteve u bë që të pengohej edhe integrimi i tyre potencial në NATO, ngase më 2004 tre shtetet baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia iu bashkuan NATO-s dhe mesa duket ishte një lloj sinjali se duke u zgjeruar aleanca veriatlantike po i afrohej kufijve të Rusisë, dhe veproi në Gjeorgji e Ukraine për të parandaluar një anëtarësim të tyre në NATO”, u shpreh Pula.

Më tej, ai thotë që Kosova dhe Ukraina ka një emërues të përbashkët që është mos-administrimi i tërësishëm i territorit nga ana e qeverive qendrore në dyja vendet.

Që nga 2014, kur në Ukraine (Donbasi dhe Krimea) u aneksuan ushtarakisht nga ana e Rusisë, Ukraina gjendet në një mungesë balanci politik ndërmjet perëndimit dhe Rusisë, nga konflikti i ngrirë që u krijua dhe me një paqëndrueshmëri reale të perspektivës së saj.

Lidhja apo paralelja e ngritur ndërmjet veriut të Kosovës dhe Krimesë në Ukrainë, ka një emërues të përbashkët që është mos-administrimi i tërësishëm i territorit nga ana e qeveriveqendrore në tëdyja vendet”, thotë njohësi i çështjeve ndërkombëtare.

A mund të rrezikohet Kosova?

Ndërsa në lidhje se a mund të rrezikohet Kosova në këtë mes, Pula krahason konfliktet e dy vendeve, Kosovën me Serbinë ashtu dhe për Ukrainën me Rusinë, e që këto vende kanë pasur nevojën e ndërkombëtarëve në veçanti tëSHBA-ve.

Duhet kujtuar që nga fund-shekulli i kaluar i tërë Ballkani ka pasur nevojë për vëmendjen ndërkombëtare e veçanërisht atë amerikane. Të dyja vendet aktualisht kanë dy gjëra të përbashkëta, e para, nevojën e padiskutueshme të ndihmës të çfarëdolloji nga perëndimi për shkak të agresivitetit të Rusisë ndaj Ukrainës, ashtu sikurse agresiviteti i Serbisë ndaj Kosovës, dhe e dyta, si Kosova ashtu dhe Ukraina, vazhdojnë të mbeten shtete, të cilat nuk ushtrojnë sovranitet të plotë mbi gjithë territorin e tyre, e për rrjedhojë konsiderohet konflikt i ngrirë si për Kosovën me Serbinë ashtu dhe për Ukrainën me Rusinë”, thekson Pula.

Ndër të tjera ai thotë Europa ka humbur interesimin për Kosovën dhe konflikti me Serbinë ka mbetur i ngrirë.

Fatkeqësisht, duhet thënë, se në rastin e Kosovës, kemi pasur individë që rastësisht janë gjendur në politikë dhe kanë keqkalkuluar politikisht për të shtrirë dhe mbajtur nën administrim të tërë territorin e vendit. E që nga 1999 e këndej, kohë-pas-kohe, Europa sikur humbiste interesimin ndaj Ballkanit e veçanërisht Kosovës, shpeshherë duke u shtirur se duan ta zgjidhin konfliktin e ngrirë në mes Kosovës e Serbisë, por pa ndonjë entuziazëm të theksuar! Madje, pas fillimit të procesit të dialogut më 2011, ata edhe publikisht deklaroheshin se do të pranojnë çdo marrëveshje që palët do ta arrijnë mes vete”, theksoi Shqiprim Pula për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat