Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka arritur të merr vëmedjen e vendeve evropiane duke u munduar të gjejnë në zgjidhje të shmangin konfliktin mes tyre.
Shumë nga opinonistët thonë që ky konflikt mund të prek Kosovën.
Profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Serbia dhe Rusia e kanë ndërlidhur gjendjen e Ukrainës me të Kosovës mirëpo që e njëjta nuk mund të krahasohet pasi Kosova është shtet i pavarur dhe ka subjektivitet, që Ukraina nuk e ka.
“Serbia dhe Rusia e kanë ndërlidhur çështjen e veriut të Kosovës, madje edhe të tërë Kosovës, me gjendjen në Ukrainë. Rusia i ka krijuar katër gjendje de-fakto të pushtuara në shtetet tjera që i kontrollon. Është çështja e minoritetit rus në Gjeorgji, Krimea dhe tash kjo e Ukrainës Lindore. Natyrisht se këto nuk mund të krahasohen me Kosovën sepse Kosova është territor historik që ka subjektivitet. Ndërsa,Ukraina lindore kurrë nuk kanë pasur subjektivitet të shtetit. Ato janë pushtuar nga shteti rus. Kosova kishte subjektivitet”, shprehet profesori.
Ai në fund përmend disa nga elementet që Kosova është shtet i pavarur dhe dallon nga Ukraina, ndër ato që përmend është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.
“Këtej kemi edhe luftën çlirimtare dhe këtej është edhe shpallje e shtetit të Kosovës. Prandaj, çdo kush që i krahason këto çështje nuk e njeh Kosovën dhe të kaluarën e saj. Vilajeti i Kosovës është historikisht i njohur ndërkombëtarisht. Pozita e Krahinës në Jugosllavi ishte shtetformuese. Këto i dhanë bazën politike dhe juridike shtetit të Kosovës. Në fund është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtën e konstituimit të shtetit”, përfundoi Muhamet Kelmendi për "Bota sot”.