Nismat rajonale jo pak herë kanë dështuar.
Një nismë e tillë e cila kohëve të fundit është aktuale, është “Ballkani i Hapur”. Pjesë e kësaj të fundit, janë Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Serbia.
Për këtë nisme nuk janë pajtuar që të jenë pjesë e saj disa shtete të Ballkanit. Kundërshtarja më e fortë është Kosova.
Nga liderët shtetëror të vendit “Ballkani i Hapur, po cilësohet si nismë e dëmshme për shqiptarët.
Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se në çfarë mënyre janë duke u shfrytëzuar nismat rajonale.
“Çështja e nismave rajonale siç është Ballkani Perëndimorë, janë duke u shfrytëzuar me shumë për agjenda përçarëse, sa që kanë në synim vizionin për të ardhmen.
Në radhë të parë vetë ideja është marrë nga propozimet për integrimin e Ballkanit Perëndimorë si një përafrim drejtë të marrëdhënieve ndërmjet shteteve, me misionin e mëvonshëm integrimin në BE”, ka theksuar ai.
Po ashtu, ai ka treguar se pse ky proces ka filluar të stagnojë.
“Qoftë procesi i Berlinit, qoftë marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë, kanë qenë të ndërlidhura me idenë e nxitjes dhe i integrimit rajonal.
Për fat të keq, ky proces filloj të stagnoj si rezultat i burokracisë hezituese europiane, gjë që prodhoj idetë që regjioni mund të avancojë edhe vetë dhe si i tillë t'i bëj komshillëk BE-së”, ka vlerësuar ai.