“Me “Ballkanin e Hapur” nuk tregohet heroizmi dhe as tradhtia, sikundër as demokrati e as liberali”

Politika

“Me “Ballkanin e Hapur” nuk tregohet heroizmi dhe as tradhtia, sikundër as demokrati e as liberali”

Nga: A.SH Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Edi Rama, Aleksandër Vuqiç, Zoran Zeav

Ditë më parë në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan takimin e radhës të nismës “Ballkani i hapur”.

Në takimin e radhës të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalim online edhe Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiq dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.

Dihhet se Kosova e kunërshton këtë nismë dhe nuk është pjesë e saj.

Profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se, kjo nismë në të cilën po marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia shihet si një veprim me elemente multilaterale.

"Ballkani i Hapur" po ecë gradualisht si një mekanizëm juridiko-ekonomik e diplomatik. Se si do të shkjë dhe a do të ketë sukses ky subjekt varet çdo herë edhe nga shtetet tjera të Ballkanit. Raportet midis shteteve janë bilaterale dhe multilaterale. "Ballkani i Hapur" shihet si një veprim me elemente multilaterale. Edhe emrin e ka ashtu”, ka thënë ai.

Sipas tij, Rama në këtë rast ka zgjedhë krahasimin mes heroit dhe tradhtarit, derisa presidenti serb mes nacionalistit dhe demokratit, kurse ai kryeministri maqedonas ka zgjedhë të jetë liberal në gjithë këtë mes.

“Ndërsa, deklaratat e pjesëmarrëve për tradhti a heroizëm, demokratë, nacionalistë a liberal, nuk kanë rëndësi. Disi dhe në një mënyrë duhet deklaruar! Z.Rama e zgjedhi krahasimin midis heroit dhe tradhtarit. Krimineli Vuçiq në mes nacionalistit dhe demokratit. E Zaev si liberal. Kjo është dëshira e pjesëmarrësve në tryezë. Nuk bëhen krahasime abnormale në një situatë normale dhe të qartë, si dhe nuk ka mundësi krimineli të bëhet demokrat e gënjeshtari liberal”, thekson profesori.

Ai për takimin ne Tiranë thotë se duhej të merrte pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, jo për tu anëtarësuar, por për të treguar de-fakto shtetesinë e Kosovës.

Madje siç deklaron ai, duke marrë pjesë Kurti me punë në emër të Republikës, duke pasur dhe flamurin dhe elemente tjera të shtetit të Kosovës, vetë Serbia të ishte kundër dhe të lëshonte takimin.

“Pavarësisht kësaj, në takim në Tiranë është dashur të jetë edhe z.Kurti. Këtu jo për tu anëtarësuar, por për të treguar de-fakto shtetesinë e Kosovës edhe në formë, përveç në përmbajtje dhe të deklarohet zyrtarisht lidhur me raportet Kosovë-Serbi. Kjo nuk e ndalonte që të mos bëhej pjesë zyrtare e këtij mekanizmi. Me këtë Republika e Kosovës nuk bëhej anëtare e rregullt e "Ballkanit të Hapur". Pjesëmarrja nuk do të dëmtonte çështjen. Përkundrazi! Duke marrë pjesë dhe duke vepruar me punë në emër të Republikës kishte dalur shteti më mirë dhe shumë çka ishte sqaruar për masat në Shqipëri. Ka patur mundësi që për shkak të flamurit të shtetit, të emërtimit dhe të elementeve tjera të shtetit të Kosovës, vetë Serbia të ishte kundër dhe të lëshonte takimin! Kjo nuk dihet! Por, ka qenë rrugë dhe vend i mirë për shtetin e Kosovës”, përfundon profesori Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat