Serbët e Bosnjes nuk do të mund të shkëputen, dhe as nuk do të ketë luftë në Bosnje Hercegovinë, mendojnë disa nga analistët në Kosovë, së këndejmi sipas tyre, edhe Kosova duhet të jetë e qetë.
Megjithatë BE-ja duhet më në fund të marrë frenat politikë në dorë për Ballkanin Perëndimor.
Një alarm tjetër për Kosovën sapo është dhënë nga shefi i ushtrisë zvicerane Thomas Süssli.
“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”, ka thënë shefit i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli.
Serbët e Bosnjes nuk do të mund të shkëputen, dhe as nuk do të ketë luftë në Bosnje Hercegovinë, mendojnë disa nga analistët në Kosovë, së këndejmi sipas tyre, edhe Kosova duhet të jetë e qetë.
Megjithatë BE-ja duhet më në fund të marrë frenat politikë në dorë për Ballkanin Perëndimor.
Një alarm tjetër për Kosovën sapo është dhënë nga shefi i ushtrisë zvicerane Thomas Süssli.
“Nuk është e parashikueshme që misioni i paqes të mund të përfundojë në kohën që ishte parashikuar. Situata politike në Kosovë është përkeqësuar sërish”, ka thënë shefit i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli. Ai këtë e ka argumentuar me trazirat e muajit tetor në veriun e Kosovës për reciprocitetin me tabelat e automjeteve.
Ndërkohë, që lideri i korruptuar i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, e ka shtyrë procesin e ndarjes para. Pas gjashtë muajsh Republika Serbe në Bosnje, ka projektuar ndarjen e saj prej institucioneve të shtetit të përbashkët, madje edhe prej ushtrisë. Kështu ka vendosur parlamenti në Banja Lukë. Që pas këtij vendimi mbizotëron atmosferë alarmi.
Ka disa analistë e politikanë, që ngjarjet në Bosnje i shohin, si zinxhirore, dhe uvertyrë të asaj që do të ndodhë më pas me Kosovën.
Kështu i sheh ngjarjet Dr.Milazim Krasniqi, i cili ka paralajmëruar shpërbërjen e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës.
“Pas largimit të forcave ndërkombëtare nga Afganistani, të cilin ia rikthyen talebanëve, filloi kriza në BeH. Gjasat janë serioze që Bosnja të shpërbëhet dhe forcat ndërkombëtare të largohen edhe nga Bosnja”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.
Sipas tij, pas Bosnjës radhën mund ta ketë Kosova.
“Në atë rast, Kosova vjen në radhë. Nëse Kosova nuk forcohet që të qëndrojë në këmbët e veta, agresioni serb është i pashmangshëm. Kush nuk e kupton rrezikun, duket si idiot. Kush dezerton nga kauza e mbrojtjes së shtetit tonë, bëhet tradhtar”, ka shkruar profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Ndërsa, lidhur me atë se nëse tërhiqen ushtritë e huaja (KFOR-i), atëherë kush do ta mbrojë Kosovën, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjve politike.
“Amerika vetëm se do t’i shtoj edhe më shumë masat ndaj politkave ruse-serbe”
Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se tani pas shumë vitesh po shihet se marrëveshja e Dejtonit nuk ka sjellur paqe, madje tani Dodik po kërkon edhe shkëputjen gjë që ka shumë mendime se do të ketë ndonjë luftë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/26/auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_mulliqi148922908615164534031561282987156560964115676651441575900736159592117616227532341640518099.jpg)
Sipas tij, gjithë kësaj po i paraprinë Dodiku, Vuçiqi dhe Putini.
“Me Marrëveshjen e Dejtonit u ndalë lufta e përgjakshme dhe vazhdimi i gjenocidt serb, në BE, por po shihet tash pas shumë vitesh, se ajo nuk ka sjellur paqën e përhershme në këtë republikë. Shqetësimet që Bosnja po shkon nga shpërbërja janë shtuar sidomos kohën e fundit, ku udhëheqësi i serbëve në Bosnje Millorad Dodik, po kërkon shkëputjen e Republikes Serbe. Shumë kush ndanë mendimin se ndonjë luftë e re do të pëlciste krejt Ballkanin si fuqi baroti që është. Rrjedhës së ngjarjeve të pa mira politike në këtë republikë po i paraprinë tandemi Vuçiq-Putin, të cilët sikur e shfrytëzuan inercinë politike të adminstratës të Donald Trampit sa ishte në pushtet, për t’ia kthyer Rusisë ndikimin e humbur në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.
Më tej shtoi se përveç kërcënimeve në Malin e Zi, kërcënime pati edhe në Kosovë, pra në kufi, por Vuçiq nuk pati guxim që të bënte diçka më shumë.
“Edhe pse Mali i Zi është anëtare e NATO-s, disa ngjarje të fundit politike atje dhe kërcënimet me luftë të Serbisë dhe të Rusisë me klerikët serbë në Cetinje, po shkaktojnë ndjenjë pasigurie. Pothuaj paralelisht me këtë u kërcënuan edhe Bosnja dhe Kosova. Në kufij të Kosovës patëm kërcënime nga shovinisti Vuçiq, i cili pruni ushtrinë me armatim të rëndë, por i cili nuk mori guximin të bëjë diçka më shumë. Edhe nga këto kërcënime të pareshtura që i patëm, patëm edhe deklarime lidhur me këtë temë të analistëve politikë dhe qarqeve të caktuara politike në Kosovë dhe jashtë saj”, shtoi Mulliqi.
Ai shtoi se pavarësia e Kosovës nuk është projekt vetëm i shqiptarëve, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, andaj nuk do të lejohet që të vihet në peshore nga Rusia dhe Serbia.
Mulliqi theksoi se përveç kësaj, Biden ka emëruar edhe 6 ambasadorë të rinjë, madje ka emëruar edhe Eskobarin si emisar në Ballkan.
“Kosova e arriti lirinë dhe pavarësinë pikërisht me ndihmën e miqëve tanë evropianë dhe Amerikës mike. Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë vetëm projekt i shqiptarëve, por janë projekt edhe i bashkësisë ndërkombëtare, që sigurisht me asnjë kusht dhe në çfardo rrethanash nuk do të lejohet të vihet në peshore, e më së paku nga Rusia dhe Serbia, të cilat po tentojnë një destabilizim të ri në rajon. Presidenti Joe Biden përkundër Trampit, ka shtuar vëmendjen politike në Ballkan. Ka emëruar 6 ambasadorë të rinjë dhe ka emëruar Eskobarin si emisar special për Ballkan, për ta mbrojtur demokracinë e luhatur në rajon, dhe për t’i mbrojtur sigurisht edhe interesat gjeostrategjike të saj”, tha ai.
Tutje Mulliqi ka potencuar se kur kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës, Amerika vetëm sa do t’i shtoj edhe më shumë masat ndaj politikave ruso-serbe.
Sipas tij, politikat shqiptare duhet të unifikohen, madje tani kur kemi të bëjmë me Vuçiqin, i cili po merrë forcë nga Rama për “Open Ballkan”.
“Kur kemi të bëjmë me Kosovën, Amerika jo që nuk do të tërheqë strukturën e KFOR-it si mbrojtës të kufirit, por ajo do t’i shton masat ndaj politikave ekspansioniste ruso-serbe. Politikat shqiptare në rajon duhet të unifikohen, e jo të jenë kaq të përqara, sidomos kur bëhet fjalë për Serbinë e Vuçiqin, i cili po përkdhelet për fat të keq nga kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, duke i dhënë forcë politike me ‘Open Ballkan’, e që nuk është dashur të bëjë në asnjë mënyrë, kur dihet se Serbia nuk është reformuar dhe nuk ka hequr dorë nga planet gllabëruese ndaj tokave shqiptare”, ka përfunduar Mulliqi.
“Çfarë ndodh nëse realizohet asociacioni”
Analisti politik Faton Mehmeti, ka theksuar se Kosova nuk e ka gjendjen si Bosnja, por që sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm nëse realizohet asociacioni.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/26/auto_auto_faton16305271141640518128.jpg)
Tutje theksoi se Kosova duhet të mësoj nga gjendja e Bosnjës dhe të mos lejoj asociacionin, i cili shihet si hapi i parë drejt bosnjëzimit.
“Bosnja është bombë me sahat dhe si e tillë kurrë nuk dihet kur do të shpërthejë. Kosova, momentalisht nuk e ka gjendjen si atje, por mund të ndodhë nëse realizohet asociacioni. KFOR-i nuk besoj se tërhiqet nga Kosova, kurdo që do të ndodhë tërheqja, lufta është e pashmangshme. Gjithësesi nuk besoj se kjo ndodhë, së paku jo SHBA-ja, e cila është garantuesja më e e sigurt për Kosovën. Ndërkohë që në Bosnje nuk do të kalojë dhe shumë kohë me luftën që duket e pashmangshme. Kosova të mësojë nga kjo gjë, mos të lejoj asociacionin si hapin e parë drejt bosnjëzimit që do na shpie pastaj në luftë”, ka deklaruar Mehmeti.