Ahmeti: Marrëveshjet e nënshkruara mes Ramës dhe Vuçiq, do të sjellin dëme për Shqipërinë

Politika

Ahmeti: Marrëveshjet e nënshkruara mes Ramës dhe Vuçiq, do të sjellin dëme për Shqipërinë

Nga: M.H. Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Edi Rama

Në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë firmosur 5 marrëveshje bashkëpunimi. 

Marrëveshjet në fjalë nuk u priten aspak mirë nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri duke marrë pjesë kështu edhe në protestën e organizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kjo protestë u organizua kundër ardhjes së Vuçiqit në Shqipëri, mirëpo i njejti arriti duke qëndruar me kryeminsitrin Rama.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se veprimet e Ramës ndaj Kosovës janë amnistim për Serbinë ndaj krimeve që ajo ka bërë ndaj vendit tonë.

Image
Hidajet Ahmeti

“Veprimet e kryeministrit Rama po e dëmtojnë shtetin e Kosovës dhe de facto po e amnistojnë Serbinë nga krimet që ka shkaktuar në Kosovë. Rama duhet të bëjë veprime politike racionale e jo të thirret në emër të vullnetit të popullit për të keqpërdorur pushtetin legal e legjitim”, thotë analisti.

Sipas tij, këto protesta ndaj Ramës janë mesazh për të, nëse vazhdon kështu do ketë edhe fundin qeveria e tij.

Qeveria shqiptare duhet ta sheh Kosovën si pjesë të organizmit të saj dhe të veprojë si një trup i vetëm, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shohim dy shtete të fuqishme në rendin ndërkombëtar. Mesazhi i protestës është shumë i qartë për kryeministrin Rama, kuptohet nëse do të reflektojë apo ta vazhdojë këtë logjikë të servilitetit, e cila potencialisht do t’ia shkurtojë jetëgjatësinë Qeverisë Rama”, u shpreh Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat