Qytetarët e Kosovës ende nuk e gëzojnë të drejtën për të udhëtuar lirisht nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.
Shkak i kësaj, është mos liberalizimi i vizave. Një pjesë e konsidershme e të rinjve vitet më radhë po largohen nga vendi nëpër rrugë ilegale për shkak të kushteve të vështira financiare në Kosovë.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka treguar se pse Kosova nuk ka liberalizmi të vizave, ku përmendur edhe largimin e popullatës nga vendi.
“Si pasojë mos luftimit të korrupsionit liberalizimi i vizave nuk po vinte, sepse gjithherë dilte ndonjë shtet i KE që këtë e pengonte me veton e saj. Dhe kështu, sot e kësaj dite jemi si “delja e zezë” në Evropë pa liberalizim të vizave. Por, për shkak të kësaj populli dhe rinia e Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve gjente “rrugë private” për të ikur nga atdheu edhe pa viza”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, profesori është shprehur se tani është numri më i lartë i qytetarëve që largohen nga vendi për një jetë më të mirë.
“Analizat dhe faktet tregojnë se për gjatë këtyre dhjetë viteve e më shumë nga Kosova kanë ikur mbi 250 mijë qytetar, pra me shumë se në kohën e Millosheviqit kur ndiqeshin me dhunë, por tash po ikin sepse kasta e korruptuar politike e Kosovës ua kishte vjedhë lirin. I kishte detyruar që për “një kore buke” ti marrin boten, në të shumtën e rasteve të bëhen lypsarë rrugëve të Evropës”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.