Gjatë kësaj jave u mbajt takimi i radhës për ”Ballkanin e Hapur” në Tiranë. Pjesë e këtij takimi ishte dhe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq mori pjesë në takimin e radhës të ”Ballkanin e Hapur” në Shqipëri.
Ai para mediave i ftoi shqiptarët që të vizitojnë Serbinë.
“Dua t’ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj të dytë, sepse edhe ne duam që të ndjehemi të tillë kur vijmë në Shqipëri, apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo në mënyrë që të mos ketë më kufij për kompanitë tona. E pamë se sa të kënaqur ishin ata gjatë kësaj iniciative të nisur”, tha presidenti serb.
Ndërkaq, analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se kjo është lojë e Vuçiqit.
“Kjo është loja tipike e Vuçiqit, të duket paqësor, i mirë, derisa në brendësinë e tij djallëzore ëndërron çdo ditë si t’i zhduk shqiptarët. Kjo është maskë e Vuçiqit, mjerë ata që i besojnë dhe nuk ia shohin fytyrën e vërtetë”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka folur edhe për deklaratën e Vuçiqit, ku ka thënë se ky i fundit po i joshë shqiptarët për t'i futur në kurthin e "Open Ballkan".
“Këto deklarata s’duhet të merren parasysh fare, ato nuk pasqyrojnë të vërtetën. Vuçiq po mundohet të joshë shqiptarët për t'i futur në kurthin e "Open Ballkan", një projekt puro serbo-rus. Ky projekt ndihmon Rusinë që të pushtojnë Ballkanin, përmes saj edhe Serbia do të fuqizohet deri në atë masë sa synon të jetë lider në rajon. Shqiptarët s’duhet të bien pre e këtij mashtrimi, kurrë mos i beso Vuçiqit, po i besoj dikush do të digjet”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.