Ditë më parë presidenti kroat ishte për vizitë në Kosovë. Ai u takua me preisdenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Në mes tjerash temë e takimit ishte edhe nisma “Ballkani i hapur”, nismë kjo që Kosova e kundërshton.
E presidenti kroat kishte deklaruar se, është “palidhje” nëse nuk do ta mbulonte Kosovën në mënyrë jo të barabartë me shtetet tjera.
“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, palidhje. Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/26/auto_auto_auto_auto_auto_auto_auto_hidajet1485328110152615254415394401621547063895154940028215904992051640543022.jpg)
Lidhur me këtë analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot” thotë se ky është një projekt artificial që ka fuqizuar shumë Serbinë, e që duhej injoruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Projekti artificial "Ballkani i hapur" ka fuqizuar Serbinë brenda kësaj loje, pikërisht nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Kjo nismë do të ishte pa përmbajtje po të injorohej nga zoti Rama, por ky përveç që e mbështeti këtë nismë, por edhe po punon fuqishëm për ta jetësuar këtë projekt. Mendoj që kjo nismë i konvenon vetëm Serbisë për të dominuar ekonomikisht dhe politikisht”, shprehet ai.
Sipas tij, kjo nismë shumë shpejt do ta humbë kuptimin pasi nuk ka qëllime të mira.
Analisti ngre edhe dyshimet se, çfarë logjike ka ky projekt artifical, kur këto shtete punojnë për anëtarësimin në BE?
“Ky projekt artifical shumë shpejt do ta humb kuptimin, pasi motivet e kësaj nisme nuk janë qëllim mira. Çfarë logjike ka ky projekt artifical, kur këto shtete punojnë për anëtarësimin në BE?! Cila është arsyeja e kësaj nisme, kur dihet se cili shtet është lider në këtë nismë”, përfundon Ahmeti.