Opinionisti Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka folur rreth marrëveshjeve të ‘Ballkanit të Hapur’. Ai këto marrëveshje i ka quajtur fantazma.
Maxharraj thotë se “ky projekt është i papërfillshëm sepse fuqishëm po e refuzojnë Mali Zi, Bosnja dhe Kosova me plotë të drejtë sepse ky projekt është me finesa të hegjemonisë serbe ku Serbia si përbindesh do t’i përbijë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
"Edi Rama: Në Samitin e Tiranës u pajtuam se qytetarët e të trija vendeve të “kenë qasje të menjëhershme dhe të barbartë për leje të punës dhe qëndrimit”. Sipas kësaj i bie që së shpejti shqiptarët nuk kanë nevojë të ikin nëpër Evropë, por gati pa procedura do të punësohen në Serbi, kurse edhe serbët do të punësohen dhe qëndrojnë lirshëm në Shqipëri. Por mbetet e paqartë se në këto marrëveshjet e fundit të Tiranës a janë përfshijë edhe martesat e vajzave shqiptare me njerëz të moshuar në Serbi si një lloj tregtie e kontrabandë që s’ishte deri më tani. Në Tiranë me 21 dhjetor 2021 u mbajt takimi i radhës se të ashtuqujturit”Ballkani i Hapur”, e protogonistët e treshes Vuçiq-Rama- Zaev. Pati kësaj radhe edhe protesta kundër “Ballkanit të Hapur”. Ky projekt është i papërfillshëm sepse fuqishëm po e refuzojnë Mali Zi, Bosnja dhe Kosova me plotë të drejtë sepse ky projekt është me finesa të hegjemonisë serbe ku Serbia si përbindesh do t’i përbijë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo treshe dilingjish po trumbetojnë se “Ballkanin e hapur” po e përkrah Amerika dhe Evropa. Kjo është rrenë e kulluar…", thekson ai.
Maxharraj thotë se është një gënjeshtër e palës treshe Rama, Vuҫiq dhe Zaev se ky projekt po përkrahet nga Amerika dhe BE-ja. Ai thotë se këto po përkrahin Iniciativën e Berlinit e cila është gjithëpërfshireëse për integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në BE.
"Amerika dhe Evropa po thonë se e përkrahim Iniciativën e Berlinit e cila është gjithëpërfshireëse për integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në BE, por që do të përkrahin edhe çdo iniciativë tjetër të dobishme në të cilën përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Përendimor çfarë nuk e dëshmoi “Ballkani i Hapur”që është e tillë, por vetëm një dëshirë e Vuҫiqit, Ramës dhe Zaevit që së shpejti do të dështoi. Por megjithatë kokëforcia e Vuçiq-Ramës dhe Zaev nuk ka të ndalur. Këta në takimin e fundit në Tiranë u pajtuan dhe nënshkruan disa projekte të reja që sipas tyre paskan për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet e nënshkruara siç thonë ata, kanë të bëjnë me marrëveshjen për heqjen e lejës së punës, import-exporteve, bile edhe një mareveshje të posaçme për kafshët”, thotë Maxharraj.
Ai thotë më tutje se, pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve ia lanë Edi Ramës që të folë para mediave, pas jo Vuçiqit që si duket ishte i idhnuar në Ramën se pse midis Tiranës u dogj flamuri serb si protestë e kësaj maskarade të Edi Ramës që po bënë me Vuçiqin që dëmton interesat vitale të shtetit shqiptar.
"Para mediave Edi Rama shumë i entusiazmuar deklaroi se në këtë Samit të Tiranës u pajtuam se qytetarët e të trija vendeve të “kenë qasje të menjëhershme dhe të barbartë për lejën e punës dhe qëndrimit”, kurse për atë marrëveshjen për lëvizjen e kafshëve midis këtyre tri vendeve si duket do ta lemë për më vonë. Mrekullia e Edi Ramës është kur tha se “qytetarët e të tria vendeve do të kenë qasje të menjëhershme dhe të barabartë për lejet e punës dhe të qëndrimit”. Marrëveshje gjeniale e treshes Vuçiq-Rama-Zaev e cila ia lehtëson punën Edi Ramës sepse nuk do të ketë më “vështirësi” t’i ndjek shqiptarët nëpër Evropë ku deri më tani vetëm gjatë qeverisjes së tij e kanë leëshuar Shqipërinë mbi 300 mijë banorë, jo nga qejfi por nga dëshira e Edi Ramës për t’i ndjekë nëpër Evropë si lypsarë për një kore bukë, por thjeshtë sipas kësaj marrëveshje shqiptarët me shumicë do të punësohet nëpër tërë Serbinë, kurse serbët masovikisht do të punësohën, në paqin ku të punësohen nq Shqipëri, anipse Shqipëria gjatë sundimit të Edi Ramës edhe ashtu është mbush plotë serbë ku në çdo cep të Shqipërisë më shumë dëgjohen këngë e valle serbe se sa shqiptare. Kjo sipas Ramës ata “kanë qasje të menjëhershme për leje të punës dhe qëndrimit në Serbi dhe anasjelltas në Shqipëri", vlerëson ai.
Maxharraj në këtë prononcim për "Bota sot' thotë se, 'Shqipëri të lëshoi turku e tashti po të zë serbi po e realizon ëndrrën shekullore për të pas qasjes në Shqiperi. Këtë po e arrijnë në saje të Edi Ramës'.
"Por, a mendon kështu edhe Vuçiq të lejoj që t’i mbushet Serbia me shqiptarë të cilët historikisht i ka urrejtë, është munduar t’i zhdukë dhe t’i ndjek nga trojet e tyre, t’i vras e t’i prej duke kryer gjenocid me ta. Por, si duket mbetet të dihet se më këto marrëveshje të fundit në Tiranë a janë përfshijë dhe legalizohen edhe martesat e vajzave shqiptare me serb në Serbi, të cilat deri me tashi janë martu kryesisht me persona të moshuar, të vetmuar nëpër Shumadi dhe gjetiu nëpër tërë Serbinë si njëfarë llojë tregetie dhe kontrabandë me qenie njerëzore", vlerëson Maxharraj.