Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk dihet se kur do të mbahet.
Profesori Fadil Maloku në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar situatën politike në Kosovë.
Ai thotë se Amerika me këtë Presidencë definitivisht po i rikthehet strategjisë së menagjimit të krizave globale, atyre kontinentale, dhe atyre rajonale.
“Fakti dhe akti i iniciatives së Ligjvënësve amerikan, që t'i drejtohen Presidentit Biden, lidhur me rishtqyrtinin e raporteve midis Serbisë dhe Kosovës, dëshmon më së miri që Amerika me këtë Presidencë aktuake definitivisht po i rikthehet strategjisë së menagjimit të krizave globale, atyre kontinentale, dhe atyre rajonale. Kriza këto që në gjeopolitiken e re amerikane janë cilësuar si kërcënime shumë serioze të interesave të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe jo vetëm këto çështje po njejtë edhe me këtë "dioptri" duhet shikuar edhe iniciativat e vonshme të DASH-it (Deprtamentit të Shtetit Amerikan), e të zbatuara nga sekretari Blinken, lidhur me shpalljen e "personave non grata", në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/27/auto_pp1640617672.png)
Sipas tij, Evropa po na injoron edhe si shtet e edhe si komb, po edhe si faktor relevant në rajon.
Ai shton se gjithë ky injorim shihet më së miri me vonesat dhe pengesat që është duke ua aranzhuar jo vetëm Kosoves, po edhe Shqipërisë.
“Administrat Biden, është duke vazhduar politikën e saj globaliste, ashtu sikurse ishte në kulmimin e saj të bombardimeve në vitin 1999. Andaj, këtë dhe gjitha iniciativat tjera, që kanë të bëjnë me rehabilitimi e "rolit global të Shba-ve", duhet shikuar në kontekstin e interesave globale amerikane, ku edhe siguria, edhe qetësia, e rajonit, e edhe krimi e korrupsioni, përfshihen në këtë agjendë. Mendoj qe kjo dhe iniciativat e"rolit global të ShBA-ve", janë edhe në favor të shqiptarëve. Shqiptarët, duhet vetëm t'i parashkruajnë dhe t'i identifikojnë ato sa më parë dhe sa më qartë; interesat e tyre strategjike e kombëtare në dekadat që po hyjmë! Dhe këto interesa, të përputhemi dhe akomodohen me ato amerikane... Natyrisht, Europa është duke na injoruar edhe si shtet e edhe si komb, po edhe si faktor relevant në rajon. Dhe ky injorim shihet më së miri me vonesat dhe pengesat që është duke ua aranzhuar jo vetëm Kosoves, po edhe Shqipërisë!? Duket që Brukseli, thënë më thjesht po na e vonon dhe vështirëson qëllimisht integrimin tonë në BE, veç shkaku i proamerikanizmit tonë”, deklaron ai.
Në fund Maloku, se Amerika dhe Anglia po dëshirojnë që edhe më tej faktorizimin e tyre përmes ndikimit (in)direkt në gjeografinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë kontekst duhet thënë se poashtu në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos një sish ushtarak e gjeopolitik. Në këtë proces, Amerika (si një superfuqi kontinentale) bashkë me Anglinë (si superfuqi detare), po shihet ashiqare që dëshirojnë ta "ushqejnë dhe mirëmbajnë"edhe më tej faktorizimin e tyre përmes ndikimit (in)direkt në gjeografinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Kjo më së miri u kur edhe publikisht ambasadori anglez, doli në përkrahje të luftimit të krimit dhe korrupsionit në pjesën veriore të Kosovës, kur shumica e shtetetve tjera europiane, ose heshten ose quan "selame" nga Brukseli për "përmbajtje nga ushtrimi i dhunës..."! Anglia me përkrahjen publike, midis tjerash neve ballkanasve është duke na sugjeruar që si shtete serioze ne duhet definitivisht të mësohemi të marrim dhe ta ruajmë përgjegjësinë për sigurinë dhe stabilitetit e rajonit...”, përfundon profesori Fadil Maloku për “Bota sot”.