Çështja e privatizimit të ndërmarrjeve publike është një ndër temat më delikate të Kosovës së pasluftës.
Deri më sot janë privatizuar qindra ndërmarrje e prona publike, mirëpo procesi është përcjell edhe me parregullsi të shumta, shkruan “Bota sot”.
Procesi që filloi në vitin 2003, në vazhdimësi është shoqëruar me kritika për keqpërdorime, korrupsion dhe keqmenaxhim.
Procesi, dobësitë ligjore
Dy dobësitë ligjore, që i hapën rrugë dështimit të këtij procesi, dhe shitjes së pronave me çmime qesharake, që edhe sot janë ngjallin debate të ashpra publike dhe në mjedise të ndryshme, janë shitja e pronave (në treg) pa çmim dhe pa vlerësim paraprak, dhe e dyta shitja e pronave me oferta të mbyllura.
Çështja e privatizimit të ndërmarrjeve publike është një ndër temat më delikate të Kosovës së pasluftës.
Deri më sot janë privatizuar qindra ndërmarrje e prona publike, mirëpo procesi është përcjell edhe me parregullsi të shumta, shkruan “Bota sot”.
Procesi që filloi në vitin 2003, në vazhdimësi është shoqëruar me kritika për keqpërdorime, korrupsion dhe keqmenaxhim.
Procesi, dobësitë ligjore
Dy dobësitë ligjore, që i hapën rrugë dështimit të këtij procesi, dhe shitjes së pronave me çmime qesharake, që edhe sot janë ngjallin debate të ashpra publike dhe në mjedise të ndryshme, janë shitja e pronave (në treg) pa çmim dhe pa vlerësim paraprak, dhe e dyta shitja e pronave me oferta të mbyllura.
E para nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, dhe ka krijuar pikërisht mundësinë që gjithkush në një mënyrë të mund të blejë prona, me shuma të vogla parash, sikurse kryesisht ka ndodhur me të fuqishmit, që një arë tokë e kanë blerë edhe për një, dy, 3 euro, ndërsa të njëjtën pronë, një ari të saj e shisnin mbi njëmijë herë më shtrenjtë.
Ndërsa, rregulli tjetër, që konkurrentët të bënin oferta të mbyllura, pa e ditur tjetri se me çfarë çmimi po konkurron, ka krijuar mundësinë dhe iluzionin që të jenë fitues me oferta krejtësisht të ulëta. Po ashtu, kjo mundësi ka ngjallur dyshimin, se në konkurrimet me oferta të lira, të fuqishmit, të siguronin informacion, se sa ishte oferta e fundit me çmim më të lartë, dhe që për një shumë më të madhe, këta të bëheshin pronar. Pra, në këtë aspekt, këta manipuluesit-të fuqishmit kanë paguar pak më shumë euro se të tjerët.
Por, ka pasur jo pak raste që këta, konkurrentët e mirëfilltë, i kanë shtyrë të tërhiqen nga gara duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Një rast i tillë ka ndodhur ndaj një blerësi potencial nga Spanja të fabrikës së qeramikës në Kamenicë, të cilit i vendoset eksploziv në veturë në Ferizaj.
Siç quheshin nga AKP (dhe ish AKM) çdo ndërmarrje, krijohej me emërtim të ri, si “Ndërmarrja e re”, etj. Kështu Ndërmarrja e Re Karaçeva Sh.P.K. që përfshinte objektet e fabrikës, makineritë dhe pajisjet për prodhimin e pllakave të qeramikës, me 83 mijë m2 tokë, dhe me hapësirë fabrike prej 34 mijë m2, është shitur me rreth 600 mijë euro.
Ndërsa, Fabrika e vjetër me rreth 400 mijë euro, dhe është bërë restorant, dhe ndarje pronash për truall, dhe janë ndërtuar shtëpi për shitje.
E para, vetëm sa i është nënshtruar shkatërrimit dhe ende nuk ka asnjë investim, e dyta, pasi është shkatërruar fabrika është hapur restorant, dhe salla dasmash.
Përveç disa fabrikave që janë shitur me të ashtuquajturin spin-off special, por edhe në ato raste ka pasur dështime, janë shitur me një çmim më të shtrenjtë se këto tjerat, por me dhjetëra herë nën çmimin e tregut, si “Ferronikeli”, Fabrika e Amortizatorëve etj.
Por, që të mos ndodhin këto Qeveria duhet gjithsesi në ndryshimin e Ligjit për privatizimin, t’i ndryshojë dy rregullat elementare. Çdo aset, pronë të shitet pas vlerësimit, që nënkupton edhe nxjerrjen në treg me një çmim, dhe po ashtu që shitjet të jenë me oferta të hapura, si në ankand.
Për këto dy rregulla-nene të reja, i kemi dërguar pyetjet në Qeverinë e Kosovës, në Kryeministri, në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Ekonomisë, por nuk kanë kthyer përgjigje, nëse Qeveria mendon ta ndryshojë thelbësisht procesin e privatizimit. Po ashtu këto pyetje u janë dërguar deputetëve pozitë-opozitë të Komisionit Parlamentar për Ekonomi..., por që po ashtu nuk kanë pranuar të japin përgjigje për këto ndryshime ligjore.
Por, çfarë është duke ndodhur aktualisht?
Debati Kurti-Haradinaj
Një debat i ashpër lidhur me privatizimin është zhvilluar kohët e fundit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës.
Kurti do të deklaronte në Kuvend se Haradinaj ka blerë tokë 200 hektarëshe në vlerë 70 mijë euro.
“Prandaj këta pronarët e mëdhenj të tokave që kanë hallin e pagave të shërbyesve civilë nuk janë të sinqertë e as seriozë. Meqë mu dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen, unë kam një kundërpropozim: deputeti Haradinaj t’ia kthejë shtetit 200 hektarë dhe ne po ia japim 70 mijë euro”, do të deklaronte kryeministri Kurti.
Në përgjigjen e tij, Haradinaj ka pranuar se ka blerë tokë në kohën sa Kosova administrohej nga misioni i OKB-së (UNMIK), ndërsa ka thënë se këtë të drejtë e ka shfrytëzuar sipas ligjit.
“E kam rible tokën e babës tem dhe katunit tem, është në Gllogjan”, është shprehur Haradinaj.
Kurti kërkoi nga AKP-ja që të pezullonte shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore
Mes debatesh të shumta në Kuvend dhe jashtë tij, lind pyetja se çfarë po ndodhë aktualisht me procesin e privatizimit në Kosovë.
Ligji për privatizimin nuk e ka një nen të veçantë që do të përcaktonte se asnjë pronë nuk do të duhej të shitej pa u bërë ekspertiza apo vlerësimi paraprak i saj.
Më 25 mars të këtij viti, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të pezullonte shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.
Po ashtu, ish kryeministri Avdullah Hoti në korrik të vitit 2020 një vendim i qeverisë paraprake, kishte kërkuar nga AKP-ja që të mos bënte shpallje të asnjë vale të re të privatizimit.
Hoti: Ne e kemi lënë të gatshëm një draft të strategjisë
Hoti në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se në qeverinë e kaluar është hartuar kjo strategji, por që nuk është i informuar se çfarë ka bërë më tutje qeveria Kurti.
“Në qeverinë e kaluar ne e kemi ndaluar privatizimin dhe kemi nisur përgatitjen e strategjisë për qasjen që duhet ndjekur për asetet e pa-privatizuara ende.
Ne e kemi lënë të gatshëm një draft të strategjisë. Nuk e di çfarë kanë bërë më tutje”, ka thënë Hoti për gazetën “Bota sot”.
Ahmeti: Qeveria ka bërë hapat e parë drejt realizimit të premtimit
Kurse, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Bardh Ahmeti, për gazetën “Bota sot” thotë se Qeveria ka bërë hapat e parë drejt realizimit të premtimit, duke formuar grupin punues për hartimin e kompetencave dhe punën e Fondit Sovran, me të cilin rast do të shuhet AKP-ja.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar kërkesën e Kryeministrit Kurti për të ndaluar të gjitha proceset e privatizimit, si rezultat i transformimit të pasurive tek Fondi Sovran. Ishte premtim para zgjedhor dhe Qeveria ka bërë hapat e parë drejt realizimit të premtimit, duke formuar grupin punues për hartimin e kompetencave dhe punën e Fondit Sovran, me të cilin rast do të shuhet AKP-ja”, është shprehur Ahmeti.
Të rritet transparenca
Sipas tij, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm sigurohet nga kapitali dhe sektori privat dhe duhet të jetë prioritet i institucioneve të sigurojnë ekosistemin e favorshëm për investimet e sektorit privat.
“Sigurisht, bazuar në të kaluarën, është e nevojshme të rritet transparenca dhe monitorimi i procesit të privatizimit tek pasuritë, të cilat do ta përkrahnin zhvillimin ekonomik. Kurse, në raste të caktuara kur prona publike është në interes të projekteve madhore kapitale publike ajo duhet të ruhet”, ka nënvizuar ai.
Për Bardh Ahmetin, rritja e transparencës dhe konkurrueshmërisë së procesit të privatizimeve është jetik për kthimin e besimit tek ky proces dhe thithjen e investimeve të huaja.
Ndryshe, në Kosovë, nga 3.951 asete të identifikuara, deri më tani janë privatizuar 1.762 prona, ndërkaq të paprivatizuara kanë mbetur edhe 2.189.
Këto prona, në 116 valë të privatizimit janë shitur në vlerë prej rreth 760 milionë euro.