Kelmendi: Kosova do të mbrohet nga invazioni serb, deri në vdekje!

Politika

Kelmendi: Kosova do të mbrohet nga invazioni serb, deri në vdekje!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Në Serbi është legalizuar termi ofendues “shiptari” nga gjykatat e atjeshme, edhe pse ata gjithmonë me këtë term u janë drejtuar shqiptarëve të Kosovës, madje edhe mediat edhe zyrtarë të lartë të këtij shteti fqinjë.

E për këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar, në Serbi kishte paditur kryepolicin serb Aleksandar Vulin për përdorimin publik të termit ofendues “shiptari”. Por, Gjykata e Apelit në Serbi e refuzon padinë.

Rreth këtij termi nuk ka pasur reagime as nga shteti i Kosovës e as nga bashkësia ndërkombëtare.

Për këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka thënë se, beteja shqiptare për të drejtën, që të mos fyhen shqiptarët, mbetet të kërkohet në Strazburg.

“Gjykata e Apelit, legalizon ofensivën ofenduese ndaj pakicave të personit, obligim kushtetues i të cilit është dhënia e sigurisë për çdo qytetar pa dallim nacionaliteti, ngjyre, bindje fetare apo çfarëdo bindje tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat