Juristi flet për aksionin në Brezovicë / ja sa mund të zgjasë procedura për të dyshuarit

Politika

Juristi flet për aksionin në Brezovicë / ja sa mund të zgjasë procedura për të dyshuarit

Nga: M.H. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Bratisllav Nikoliqi zyrtarii i Listës Serbe dhe ish-kryetarit të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës, është i dyshuar për keqpërdorim të vilave në Brezovicë.

Prokuroria dyshon se Nikoliqi ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, por edhe “ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore”.

Në lidhje me këtë temë juristi Islam Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që këto vila që janë ndërtuar janë të klasës politike dhe se për të dyshuarit procedurat janë të gjata duke mos përjashtuar vitet.

Image
Islam Krasniqi

“Shumica e vilave në Brezovicë, të cilat janë ndërtuar pa leje apo me leje në kundërshtim me planin hapësinor, janë të klasës politike apo atyre që i shërbejnë asaj. Nuk e besoj që prokuroria apo edhe Ministria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor do të mund t’i rrënojë këto villa, pavarësisht filmave që i shohim nëpër mediat apo luftës mediatike për merita. Pavarësisht arrestimit të të dyshuarve janë disa procedura që duhet të respektohen para se të fillohet rrënimi, e që ato procedura në bazë të praktikës zgjasin me vite, e gjatë këtyre viteve mund të ndërrojë edhe pushteti në qeveri”, potencon juristi.

Ai në fund thotë që e vetmja garanci për rrënimin e villave është Gjykata Themelore në Ferizaj pasi ka kompetenca për rastin, gjithashtu edhe Gjykata e Apelit të Kosovës, përndryshe mund të mbyllet kjo procedurë si shumë të tjera.

E vetmja garanci për rrënimin e këtyre villave është që Gjykata Themelore në Ferizaj kompetencë e së cilës është kjo lëndë, t’i jep prioritet kësaj lënde dhe ta kryejë me urgjencë, poashtu të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Gjykata e Apelit të Kosovës sepse në të kundërtën do të mbyllen si shumë procedura të tjera ndoshta edhe duke ndarë dëmshpërblim për kryesit e veprave penale. Po dihet rrënimi mund të jetë rrethë 10% sa për të arsyetuar veprimin e tyre”, përfundon Krasniqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat