“Krimi në veri ka bashkëpunëtorët e tij edhe këndej Urës së Ibrit”/ Deputeti i VV-së tregon si duhet të veprojë Qeveria

Politika

“Krimi në veri ka bashkëpunëtorët e tij edhe këndej Urës së Ibrit”/ Deputeti i VV-së tregon si duhet të veprojë Qeveria

Nga: A.SH Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe disa persona të tjerë, të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu gjatë një interviste për “Bota sot” ka folur rreth krimit në veri.

Ai ka thënë se, tashmë kemi parë një vendim të Departamentit të Shtetit për vendosjen në listë të zezë të disa kompanive dhe personave të përfshirë në veprimtari ilegale e kriminale, por nuk është që si kemi njohur ata.

Image
Deputeti i Vetëvendosjes, Vendenis Lahu

 

“Rreth krimit në veri, ne tashmë kemi parë një vendim të Departamentit të Shtetit për vendosjen në listë të zezë të disa kompanive dhe personave të përfshirë në veprimtari ilegale e kriminale. Ne nuk është që si kemi njohur ata, sepse disa prej tyre janë edhe me background politik, e besa disa prej tyre kanë qenë edhe në zyrë të ish-kryeministrit të Kosovës, që për mendimin tim paraqet skandal në vete”, ka thënë ai.

Lahu deklaron se, krimi në veri ka bashkëpunëtorët e tij edhe këndej Urës së Ibrit.

“Qeveria ka bërë disa veprime në këtë drejtim, ku ka targetuar disa grupe kriminale në veri e veprime, të cilat mendoj se do të ishte mirë të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Por, çfarë përfundimisht mund të them është se krimi në veri ka bashkëpunëtorët e tij edhe këndej Urës së Ibrit”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat