Ish-ministri i Integrimit Europian të Kosovës, Bekim Çollaku, lidhur me iniciativën rajonale të “Open Balkan”, shprehet se ka një problem esencial që në fillimin e saj në Novi Sad të Serbisë, ku Kosova nuk u ftua të ishte.
“Kjo iniciativë duhet të funksionojë për të gjithë në mënyrë të barabartë ose nuk mund të funksionojë fare. Pa dashje Kosovës i bëhet e pamundur pjesëmarrja në këtë iniciativë”, tha ai.
Sipas tij, zgjidhja do të ishte që Kosova të bëhej anëtare e pjesshme e iniciativës duke respektuar detyrimet vetëm ndaj vendeve që njohin pavarësinë e saj.
“Kosova mund të bëhet anëtare e pjesshme dhe këtu të heqë barrierat kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi në mënyrë që ndërkombëtarët të mos akuzojnë së me heqjen e barrierave Kosovë-Shqipëri po krijohet ‘Shqipëria e Madhe’”, u shpreh Çollaku.
Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, marrëveshjen “Open Ballkan”, e quan inciativë pa kokë e pa këmbë, sepse është indentiet juridik.
Ai thekson se “Open Ballkan”, duhet të dizajnohet si marrëveshje e plotë, madje sipas Burjanit, prioritet i “Open Ballkan” mbetet BE dhe NATO.
“Unë nuk komentoj çka thonë tjerët, për “Open Ballkan” mendoj se është një iniciativë pa kokë e pa këmbë, pra nuk ka identitet juridik. Marrëveshja Open Ballkan, duket si marrëveshja e CEFTA-as, nëse gjen zbatim mirë nëse jo fati i saj shuhet plotësisht. “Open Ballkan” duhet të dizjanohet si marrëveshje e plotë, pastaj të vendoset se çfarë do të ndodhë a do të bashkangjiten shtetet a jo, Kosova e ka rrugën e vet euro atlantike dhe se në këtë drejtim prioirtet i saj mbetet BE dhe NATO, tjera janë çështje interesi ekonomik. Pra, duhet të qartësohet kjo marrëveshje nga ata që nisen këtë lojë”, ka potencuar Burjani.