Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se bisedimet Kosovë-Serbi do të përfundojnë gjatë qeverisës së tij katërvjeçare.
Opinionisti Ruzhdi Peçani, ka thënë se deklaratë të ngjashme të kryeministrit Kurti e kem dëgjuar edhe më herët.
Gjithashtu, ai e ka përmendur edhe një deklaratë të Kurtit, ku kishte thënë se nuk dihet nëse
“Deklarata të ngjashme nga Kurtit dëgjuam edhe pas takimit me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe. Giacobbe i kërkoi Kurtit që të kryhet marrëveshja përgjatë mandatit të tij.
Për një arritje të marrëveshjes brenda mandatit të tij, Kurti kishte thënë edhe për RFE: “Unë nuk mund të parashikoj me saktësi se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, Joe Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Europian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Beogradi””, ka theksuar ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, ai ka rikujtuar edhe deklaratën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Këtë, se Marrëveshja me Serbinë duhet të kryhet brenda mandatit të kësaj qeverie, pra e thekson në intervistat e dhëna edhe z. Nicholas Giacobbe. Që me ardhje në krye të qeverisë qëllimi i z.Kurtit ka qenë që ta ndërpres praktikën e shkuar të dialogimit, dhe që ngadalë, por sigurt, dialogu të formatizohej duke e vendosur në binarët e duhur, e ato janë binarët e dy palëve të barabarta për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, dhe në qendër ta ketë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Peçani për “Bota sot”.