Krasniqi: Z. Rama, me një veprim të gjitha fyerjet na i hedhë mbi sytë tanë

Politika

Krasniqi: Z. Rama, me një veprim të gjitha fyerjet na i hedhë mbi sytë tanë

Nga: A.Z Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 23:23
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se deklarata e Ramës është për tu duartrotikur, madje ai thekson se ne shpesh e kritikojm, por Rama me një veprim na i hedhë mbi sy të gjitha fyerjet.

Image
Islam Krasniqi

Tutje e quan veprim ligjor dhe human nëse i ndihmon Kosovës.

“Veprimi apo më mirë të themi deklarata e kryeministrit Shqiptar z. Rama është për tu duartrokitur, pasi që meriton shumë respek. Sepse pavarsisht krizes që edhe shteti Shqiptarë po kalon, shqyrton mundësinë që të ju del në ndihmë qytetarëve të saj të cilët gjendjen jashtë kufive të saj, apo republikës së Kosovës për festat e fund vitit. Ne shpesh herë e kritikojm, akuzojm dhe mundohemi ta njollosim kryeminstrn Shqiptarë z. Rama, ai me një veprim të gjitha ato fyrje na i hedhë mbi sytë tanë, e që humanizmi apo ndoshta edhe politika e tij tregon se ai është shumë largë nesh. Mos të harrojm se edhe nëse i ndihmon republikës së Kosovës është veprim ligjorë dhe human, kështu që shumë respek për deklaratën e tij, shpresojmë që të tejkalohët jo krizë dhe të mos kemi nevojë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat