Përplasje për të zhdukurit! / Zotimi madh: Marrëveshje me Serbinë nuk ka, pa na i zbuluar varret!

Politika

Përplasje për të zhdukurit! / Zotimi madh: Marrëveshje me Serbinë nuk ka, pa na i zbuluar varret!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 29 dhjetor 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri që nga zgjedhja e tij, ka thënë se e kanë bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet.

Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukur me dhunë, si çështje edhe me prioritet, edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshja me Serbinë nuk ka, pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, tha Kurti.

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini kishte deklaruar se Qeveria nuk e ka një plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve.

Qerkini tha se kjo Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë, ndërkohë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar, duke thënë se Serbia po vazhdon ta përdorë këtë çështje për motive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat