Kurti ia përplasi fytyrës Vuçiqit atë që se priste/ Thaçi kurrë nuk kishte pas guxim t’ia thoshte

Politika

Kurti ia përplasi fytyrës Vuçiqit atë që se priste/ Thaçi kurrë nuk kishte pas guxim t’ia thoshte

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 30 dhjetor 2021 Në ora: 08:08
Albin Kurti, Aleksandër Vuçiq

Dialogu Kosovë - Serbi si duket po i vjen fundi. Kështu të paktën ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri ka thënë se dialogu do të përfundojë brenda mandatit të tij katër vjeçar.

Albin Kurti: “Unë besoj që dialogu, bisedimet dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte brenda mandatit të qeverisë së Republikës së Kosovës e që koincidon, që përputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atë të Komisionit aktual Evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me zëvendësin e saj, përfaqësuesin e lartë për politikën e Jashtme dhe atë të sigurisë, zotin Josep Borrell”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për VOA.

Njohësi e çështjeve politike, e kanë komentuar këtë deklaratë të kryeministrit Kurti. Ata gjithashtu kanë përmendur edhe deklaratat e mëparshme të Kurtit, ku gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se dialogu nuk do të jetë prioritet për Qeverinë Kurti2.

Ndërsa, analistët kanë dhënë mendimet e tyre rreth asaj se a po e ndryshon Kurti qëndrimin e tij karshi bisedimeve me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat