Omicron në Kosovë/Cili është rreziku i përhapjes dhe a duhet të shtrëngohen masat?

Politika

Omicron në Kosovë/Cili është rreziku i përhapjes dhe a duhet të shtrëngohen masat?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 30 dhjetor 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Prej kohësh është përhapur një variant i ri i Covid 19, nëpër shumë shtete të botës, të cilat kanë kufizuar masat për mbrojtjen nga ai. Përhapja e tij, po vlerësohet se është dukshëm më e shpejtë se sa e të gjitha varianteve të deritashme. Sipas studiuesve rritja e përhapjes së tij është eksponenciale, ndërsa shpresa janë vaksina dhe preventivat tjera.

Bëhet fjalë për variantin e virusit Omicron, i cili për herë të parë u shfaq në Afrikë.

E të dielën u konfirmuan nëntë raste me këtë variant në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njoftoi se në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK-së, ishin testuar 22 mostra pozitive me SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, prej të cilave nëntë dolën se janë me Omicron.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”.

Simptomat dhe rreziqet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat