Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë do të ndihmojë që të përmbysen edhe lobimet serbe në botën demokratike

Politika

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë do të ndihmojë që të përmbysen edhe lobimet serbe në botën demokratike

Nga: A.Z Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka njoftuar se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Belgjikë dhe në mesin e tyre është edhe Kosova.

Tamar Ziv do të jetë ambasadorja e re e Izraelit në Kosovë, më shumë se dhjetë muaj pasi Kosova e ka emëruar ambasadorin e vet në këtë shtet mik. Marrëdhëniet izraelito-shqiptare, janë të hershme, dhe kanë një histori raportesh nga më interesantet.

Shqiptarët, si në Kosovë edhe në Shqipëri, pavarësisht se në pushtet ishin qeveri të instaluara fillimisht nga Italia dhe pastaj nga Gjermania, në të dyja rastet, as qeveritë dhe as popullata nuk pranuan që hebrenjtë t’ua dorëzonin italianëve apo gjermanëve. 

Edhe rastet që vetë populli i fshihte dhe i mbante si familjarë, janë të shumta, dhe e gjitha kjo ka ndodhur në saje të kodit shqiptarë, unik në botë, Besës. Ky kod i ka mahnitur hebrenjtë dhe vetë qytetërimin perëndimor, se si ia ka dal t’i shpëtonte, mijëra njerëz të një populli që po persekutohej, dhe vritej.

Lidhur me këtë, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Skënder Mulliqi, ka deklaruar se kjo konsiderohet një hap përpara krahasuar me mundwsitw diplomatike të deritashme. 

Image
Skënder Mulliqi

Ai gjithashtu thekson se ndihma që ju ofruan hebrenjve, erdhi si sihariq edhe njohja e shtetësisë së Kosovës.

“Duke i pasur parasysh marrëdhëniet e hershme të kultivuara të mira ndërmjet popullit izraelit dhe shqiptarëve, ndihma që ju ofrua hebrenjve nga ana shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore më në fund erdhi si sihariq edhe njohja e shtetësisë së Kosovës, nga ky shtet më 4 shtator në Uashington, kur u nwnshkruar një marrëveshje ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë në praninë e presidentit amerikan, Donald Tramp”, thotë ai.

Mulliqi potencoi se me lobimin e Serbisë ndodhën 17 ç’njohje të reja, mirëpo, tani me emërimin e ambasadores hapet një kaptinë e re.

“Gjatë këtij trevjeçari për mos efikasitet të diplomacisë së jashtme të Kosovës, ndodhën edhe 17 çnjohe të reja me lobimin e Serbisë, e cila kishte shkelur të gjitha marrëveshjet dhe zotimet e nënshkruara për mos lobim kundër Kosovës. Këtyre ditëve na erdhi lajmi i mirë se Izraeli kishte emëruar shtatë ambasadorë të rinjë në EBA, Belgjikë dhe në mesin e tyre ishte përfshirë edhe Kosova. Emërimi  i ambasadores së re Tamar Ziv, sigurisht se hap një kaptinë të re, do të thosha historike për të dy vendet. Izraeli e ka njohur Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur e sovran më 4 shtator 2020”, thotë ai.

Ai ka shtuar më tej se ambasadorja e re e Izraelit do të ndihmojë përmbysjen e propagandës serbe dhe lobimet e tyre, sepse sipas tij, Kosovës i duhet një qasje e re më kualitative në mënyrë që të kemi njohje të reja.

“Duhet theksuar me këtë rast se Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Ambasadorja e re e Izraelit në Prishtinë do të jetë ndihmesë që të përmbysen edhe lobimet serbe në botën demokratike, aty ku ky shtet i fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht e ka ndikimin. Kosovës i duhet një qasje e re shumë më kualitative në politikat e jashtme që të kemi njohje të reja, të cilat janë stopuar qe një kohë të gjatë, kur pushtetin e kishte opozita e sotme, dhe të cilat pushtete shumë dështuan në diplomacinë ndërkombëtare të Kosovës”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat