Nuk ka kaluar shumë kohë qetësie dhe sërish Rrafshi i Dukagjinit është përfshirë në një seri krimesh të rënda.
Si duket nuk është pastruar aspak nga strukturat kriminale, të cilat që nga pas lufta, e kanë mbajtur të trazuar rajonin.
Numri i grupeve kriminale nuk rezulton të jetë i madhë, por ndikimi i tyre duket të jetë i lartë.
Dy vrasja të rënda ndodhën pikërisht gjatë mandatit të drejtorit të policisë në Pejë. Një person është vrarë në stacionin policor.
Në Istog bëhej fjalë për një fëmijë, i cili sipas raportit të Policisë është dërguar në spital pa shenja jete.
Vdekja e tij ishte konstatuar nga mjeku kujdestar.
Në lidhje me rastin ishte konsultuar prokurori i shtetit, i cili kishte rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës tu lirohet familjarëve.
Ndërkaq në Pejë ishte raportuar se një person është gjetur i shtrirë në një kanal.
Këto vdekje të dyshimta bën që të rritet presioni ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, që të merr masa ndaj drejtorit Shala të.
Në pikëpyetje udhëheqësinë e drejtorit Shala e vendosën edhe deputetët para drejtorit të Policisë Mehmetit, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku u diskutua për sigurinë e vendit.
Gjatë paraqitjes së tij para komisionit, drejtori Mehmeti foli për situatën e sigurisë në shtetin tonë, si dhe për tema të tjera që lidhen me aspekte të punës dhe funksionimit të Policisë së Kosovës.
Bajqinovci: Të hetohet drejtori i rajonit të policisë së Pejës, Shaban Shala
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili njëherazi është pjesë e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Mefail Bajqinovci
Ai u shpreh se Shala ka qenë i përfshirë në skandale, gjë që e bënë të dyshimtë edhe pozitën që ai po e ushtron momentalisht.
“Shaban Shala ka qenë i përfshirë më herët në skandale, e po vazhdon të jetë i pjesë në shumë lëshime dhe për këtë arsye nuk e bënë të denjë të jetë në pozitën që tashmë posedon”, u shpreh deputeti.
Tutje, deputeti përmend vrasjet që kanë ndodhur gjatë mandatit të Shalës.
“Para më shumë se 10 vitesh Shalës i është vrarë personi në stacionin e policisë, gjithashtu edhe ngjarja me vrasjen e një fëmiu po ashtu e bënë më pak të drejtë të ketë postin që tashmë ai ka”, u shpreh Bajqinovci për “Bota sot”.
Mehmeti: Drejtori Shala, të dorëhiqet!
Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, thotë që në raste kur bëhen fjalë për vrasje dhe lloje të tilla të krimeve, drejtori i policisë duhet të shkarkohet.
Faton Mehmeti
“Është mungesë kulture akti i dorëheqjes tek ne, qoftë edhe si akt moral. Në këtë kuptim kjo e bën të detyruar shkarkimin, në veçanti kur rastet janë të ndjeshme dhe askush nuk arrestohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje, me policinë që është garantues i rendit”, thekson analisti.
Ai në fund thotë që nëse Shala nuk dorëhiqet i njëjti duhet të shkarkohet menjëherë.
“Kur kjo nuk ndodhë, atëherë nuk e ka kryer punën siç duhet. Me këtë rast dikush duhet të largohet, i pari duhet të jetë drejtori i policisë. Në këtë kuptim, Shaban Shala nuk e ka kryer punën siç duhet, duhet të kishte dhënë vet dorëheqje, meqenëse kjo s’ka ndodh, atëherë duhet të shkarkohet menjëherë”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.