Në Kosovë në vitin 2021 kanë ndodhur disa ngjarje të ndryshme të grabitjes, nën kërcënimin me armë nga njerëz të maskuar. Ajo çfarë është më e keqja nga e gjithë kjo është se keqbërësit po shkojnë deri në vrasje të personave të pafajshëm.
Rasti i fundit ishte ai i një grabitje në një dyqan në Mitrovicë, ku nga plagët e marra një person vdiq në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Në tetor ndodhi një grabitje në një farmaci në Prishtinë, në lagjen Lakrishte. Po atë muaj ndodhi një grabitje me armë në mesnatë në një pikë të derivateve të naftës në Prishtinë, në lagjen Ulpiana.
Në nëntor ndodhi plaçkitja nga njerëz të armatosur e të maskuar e 450 mijë eurove në fshatin Parallovë, në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Plaçkitësit, sipas disa dëshmive me kamera, shtinin me armë zjarri në drejtim të një kombi, i cili po i bartte paratë e nje banke. E gjitha dukej si një ngjarje nga filmat horror, të cilat në Kosovë, kanë filluar të shfaqen vetëm pas luftës.
Një grabitje e armatosur nga një i maskuar ka ndodhur këtë muaj, në një pompë të derivateve në Mitrovicë.
Edhe në Novobërdë ka ndodhur nga plaçkitje nga një person i armatosur dhe i maskuar, gjatë muajit dhjetor.
Këto janë vetëm disa raste nga numri i madh i incidenteve të tilla, disa prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet, si ndodhi në Mitrovicë.
Kjo dukuri ka shënuar rritje, viteve të fundit, të inidentëve të rënda.

Shala: Rritja e vendeve të punës dhe ashpërsimi i dënimeve
Njohësi i sigurisë, Drizan Shala në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se duhet të kemi një strategji, e cila na nxjerr nga kjo situatë psiko-ekonomike me karakter penal.
Drizan Shala
“Si çdo fundvit rritja e kriminalitetit, të grabitjeve dhe vrasjeve, kjo po dëshmon që duhet të kemi një strategji, e cila e nxjerr vendin nga kjo situatë psiko-ekonomike me karakter penal”, thotë ai.
Sipas tij, rritja e vendeve të punës dhe ashpërsimi i dënimeve të personave që kanë të kaluar kriminale, do të reflektonte në uljen e presionit psiko-social.
“Si masë preventive mund të jetë rritja e vendeve të punës, e cila do të reflektonte në uljen e presionit psiko-social, te masa më e madhe e qytetarëve. Si dhe masë tjetër do të ishte ashpërsimi i dënimeve të personave që kanë të kaluar kriminale në veprat penale si më lartë”, përfundon Shala.
Halimi: Rënia e kësaj dukuri bëhet sigurisht me plan operativ efektiv policor
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), ka thënë se ulja e kësaj dukurie duhet të bëhet me plan operativ efektiv policor, duke qenë patrullat më të shpeshta, sidomos natën, por nga njësitë e specializuara.
Armend Halimi
“Kjo dukuri ka kohë që është prezente në shkallë të lartë në vendin tonë, mëgjithëse kohën e fundit ka rënie. Sigurisht që kjo dukuri nuk ka për t’u zhdukur deri në zero raste, sikurse ekziston në çdo vend, mirëpo qëllimi është me ra niveli i lartë, deri në minimum. E kjo bëhet sigurisht me plan operativ efektiv policor, duke qenë patrullat më të shpeshta, sidomos natën por nga njësitë e specializuara, duke qenë të kombinuara civile si dhe ato të dukshme, me theks të veçantë ato të reagimit të shpejt, e që reflektojnë forcën”, deklaron Halimi.
Tutje shton se, rëndësi duhet të ketë edhe sektori privat sepse paralelisht me policinë e shtetit janë në ballafaqim me grabitësit, andaj për këtë duhet të futet në fuqi sa më shpejt ndryshimi i ligjit që rregullon sektorin e sigurisë private.
“Por, në këtë drejtim nuk duhet lënë anash as rëndësinë e sektorit privat të sigurisë, ngase paralelisht me policinë e shtetit janë të parët në ballafaqim me grabitësit. Duke qenë se grabitësit janë grupe të rrezikshme për faktin se çdo grabitje kryhet me armë të rrezikshme, duhet të futet në fuqi sa më shpejt ndryshimi i ligjit që rregullon sektorin e sigurisë private, ku ky i fundit u mundëson posedimin e armëve edhe patrullave dhe rojeve, ku posedimi i tyre përveç se siguron më tepër vet sigurimin, luan edhe rol të madh në parandalimin e kësaj dukurie”, shpjegon ai.
Në fund, potencon se në këto raste duhet të vijë në shprehje parimi i njohur në drejtësi 'mbrojtja e nevojshme', duke shtuar se edhe bashkëpunimi qytetarë-policë është më se e nevojshme.
“Njëherit, po ashtu duhet lejuar bizneset në armëmbajtje me leje, sigurisht me trajnime të veçantë për përdorim armësh, e që në çdo rast ballafaqimi me grabitësit, qoftë edhe deri eliminimi fizik i këtyre të fundit, do të vinte në shprehje parimi i njohur në drejtësi 'mbrojtja e nevojshme'. Mirëpo, në krejt këtë qasje, bashkëpunimi qytetarë-policë është më se e nevojshme, duke promovuar këtë me anë të fushatave televizive, se raportimi i akteve kriminale përveç se është obligim ligjor është edhe akt moral”, përfundon Armend Halimi për “Bota sot”.